MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është një test antigjenik?

03.11.2020 - 10:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është një test antigjenik?

Mjeku: Testi i antigjenit zbulon proteinat që prodhon virusi Sars-CoV-2, të quajtura “antigjene”. Ai kërkon të përcaktojë nëse personi është i infektuar me virusin në kohën e testit. Ky test ka për qëllim udhëzimin diagnostik.

Testet antigjenike nuk japin të njëjtin informacion me testet RT-PCR (në hundë) dhe serologjike (në gjak).

1.Antigjenik vs RT-PCR: Testi antigjenik kërkon proteina të prodhuara nga virusi Sars-CoV-2 ndërsa testi RT-PCR kërkon material gjenetik (ose gjenom) të virusit SARS-CoV-2 (teknika më e besueshme) .

2.Test antigjenik vs serologjik: testi serologjik konsiston në një test gjaku. Kjo ju lejon të zbuloni praninë e antitrupave ndaj virusit, domethënë nëse personi tashmë ka qenë në kontakt me virusin. Si funksionon një test antigjenik?

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.