MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë regjimi ushqimor të mbaj gjatë terapive antitumorale?

07.11.2020 - 11:56
“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
 
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
 
Pacientja: Çfarë regjimi ushqimor të mbaj gjatë terapive antitumorale?
 
Mjeku: Merrni sa më shumë proteina dhe kalori të mundeni, pasi në këtë mënyrë do keni forca dhe do të rindërtoni indet e dëmtuara nga terapia antitumorale.
Hani kur keni më shumë oreks. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë oreks në mëngjes, prandaj bëjeni atë një vakt kryesor.
 
Hani çfarë të mundni, dhe nëse bëhet fjalë për një apo dy ushqime. Kufizohuni në to nëse nuk jeni në gjendje të hani diçka më tepër.
 
Mos u shqetësoni nëse në ditë të caktuara nuk do tju hahet, por duhet të lajmëroni mjekun nëse nuk arrini të hani për më shumë se dy ditë.
 
Pini sa më shumë lëngje sidomos në ditët kur nuk keni oreks. Kjo ju nidhmon të merrni lëngjet e nevojshme për organizmin tuaj.
 
MOS HARRONI! Para se të ndiqni një regjim ushqimor të veçantë apo të merrni ilaçe kërkoni këshillën e mjekut apo dietologut. Gjithmonë duhen ndjekur këshillat e tyre për të shmangur problemet.
 
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.