MENU
klinika

Ja cili është

Ekonomia e këtij vendi u rrit edhe gjatë pandemisë!

28.11.2020 - 18:05

Ndërsa hija e pandemisë po bie shumë në ekonomitë e Evropës, ka një vend që ka arritur të rrisë PBB-në e tij edhe më shumë sesa pritej.

Ekonomia e Suedisë është rritur më shpejt se sa pritej në tremujorin e tretë të vitit 2020 pas rënieve të rasteve me COVID-19 gjatë muajve të verës.

Gjatë kësaj periudhe kërkesa e akumuluar e konsumatorit u ‘’çlirua’’ si pasoje ekonomike e shkëputjes së shkurtër nga pandemia.

Produkti i Brendshëm Bruto u rrit ne 4.9% në tremujorine  dytë sipas të dhënave nga autoriteti i Statistikave të Suedisë.

Sidoqoftë, qeveria suedeze tashmë ka paralajmëruar se pjesa tjetër e vitit ka të ngjarë të jetë e zymtë pasi temperaturat bien dhe pandemia “tregon dhëmbët e saj”.

Çfarë e shkaktoi rritjen ekonomike?

” Rimëkëmbja në tremujorin e tretë tregon potencialin që do të ketë ekonomia kur dhe nëse përhapja e pandemisë zvogëlohet dhe masat kufizuese hiqen. Të dhënat e mësipërme konfirmojnë se industria prodhuese e Suedisë është rikuperuar ndjeshëm, ndërsa sektori i shërbimeve ishte prapa edhe para valës së dytë të pandemisë, ” tha një ekonomist i Bloomberg.