Askush nuk e priste kurrë realisht se Presidenti Trump do ta pranonte Presidentin e zgjedhur Joe Biden shpejt ose me mirësjellje.
Trump kurrë nuk e pranon humbjen. Për kritikët e tij, ai është një fëmijë i llastuar. Për admiruesit e tij, ai është një boksier i cili nuk pranon të dorëzohet edhe kur kundërshtarët e tij këmbëngulin se lufta ka mbaruar.
Por lufta ka mbaruar.
Është e papërgjegjshme të heqësh dorë nga dyshimet për mashtrim, siç kanë bërë shumë, përfshirë Pensilvaninë. Chris Matthews, dikur nga MSNBC.
Reformat e kanë pastruar politikën në një farë mase, por pandershmëria njerëzore nuk mund të eleminohet kurrë plotësisht.
Histori pas historie javët e fundit ka pretenduar se nuk ka “asnjë provë” të mashtrimit të votuesve, e cila nuk është e vërtetë. Rudolph W. Giuliani, avokati kryesor i Trump, ka të drejtë kur thotë se deklaratat janë prova.
Por punonjësit e zgjedhjeve meritojnë vlerësim dhe lavdërim, duke përjashtuar akuzat e vërtetuara për keqbërje.
Pretendimet tregojnë një problem në mënyrën se si ne raportojmë zgjedhjet.
Ka kritikë që pretendojnë se Trump nuk është në gjendje të pranojë gjënë që urren më shumë, të qenurit humbës. Humbës?
Në vitin 2016, Trump ishte një politikan amator i cili i bëri përshtypje republikanëve.
Ai mbajti premtimet e fushatës, krijoi një gjyqësor kryesisht në imazhin e tij dhe doli kundër parashikimeve të sondazheve.
Por tani, Trump duhet të bëjë atë që urren, tradicionalen dhe atë që pritet. Ai duhet të pranojë që Biden është presidenti i zgjedhur, të fillojë të bashkëpunojë në tranzicion, të presë Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe të qëndrojë i qetë më 20 janar.
Thuhet se Trump solli miliona në procesin politik të cilët kurrë më parë nuk ishin përfshirë. Ata kanë mësuar atë që dinë për politikën prej tij. Mësimi i tij i fundit për ta si president duhet të jetë mënyra se si të fillojnë efektivisht kapitullin e parë të një udhëtimi të ri, Arti i Kthimit, Pjesa e Dytë.
Por që të kthehesh, së pari duhet të largohesh. President, është koha për të bërë gati valixhet!
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al