MENU
klinika

Milano “viktima” kryesore

Ku gaboi Italia me Covid-19 në valën e dytë?

09.11.2020 - 17:50

Në Milano, ata që jetojnë pranë spitaleve kanë filluar përsëri të dëgjojnë çdo pesë minuta sirenat e ambulancave.

Deri disa javë më parë, dukej se Italia mund të kursehej nga vala e dytë e pandemisë që përfshiu kontinentin. Ajo i kishte mbijetuar një pranvere shkatërruese, duke rihapur me sukses ekonominë fiks në kohë për sezonin turistik veror. Por rritja e vazhdueshme e të infektuarve dhe vendimi i qeverisë këtë javë për të vendosur një sërë kufizimesh të reja për të frenuar virusin, shoi çdo iluzion që Italia do të “kursehej”.

Në Lombardi, rajoni që u godit më shumë nga vala e parë e virusit në mars, është rikthyer ankthi, frika dhe dëshpërimi. Nga numri aktual i të infektuarve në vendin fqinj, me 420,000 raste, pjesa më e madhe, rreth 98,000, janë regjistruar në rajon, duke e bërë atë më të prekurin. Të martën, qeveria e etiketoi Lombardinë si një “zonë të kuqe”, që do të thotë lëvizja brenda dhe jashtë rajonit është e ndaluar, përveç për raste emergjente, dhe të gjitha dyqanet, baret dhe restorantet janë të mbyllura për të paktën dy javë.

Për banorët, rritja e rasteve dhe kthimi në bllokim është një përjetim i dytë i makthit në të cilin u gjend Italia në fund të shkurtit, kur filluan të shqetësohen për një virus të panjohur që po çonte drejt kolapsit spitalet.

Këtë herë, Milano, i cili që kryesisht i kursyer gjatë valës së parë, që shkatërroi qytetet e Bergamo, Lodi dhe Brescia, është shfaqur si një qendër e madhe infeksioni, me rreth 4,000 raste të reja të regjistruara në ditë (në një qytet me rreth 1.4 milion njerëz) dhe një nga nivelet më të larta të përhapjes së virusit në vend.

Të irrituar dhe të shqetësuar për muajt e vështirë përpara, shumë banorë po pyesin vetën nëse numra i lartë i të infektuarve në Lombardi ishte thjesht rastësi apo rezultat i keqmenaxhimit në nivelin politik?

Përgjigja ka të ngjarë të qëndrojë diku në mes. Partitë e opozitës fajësojnë qeverinë rajonale të udhëhequr nga Attilio Fontana, një anëtar i Lega Nord, se nuk ka mësuar asgjë nga vala e parë.

“Gabimi më i madh ishte lënia pas dore e gjurmimit të kontakteve,” tha Emilia De Biasi, sekretarja rajonale e Partisë Demokratike (PD) dhe shefe e shëndetit dhe mirëqenies. “Në qytet, situata është jashtë kontrollit, ne nuk e kemi idenë se ku janë grupimet e reja të infektimit.”

Ajo shtoi se qeveria kishte dështuar të siguronte më shumë burime për mjekët e familjes, të cilët duhet të jenë pika e parë e kontaktit të pacientëve në mënyrë që të mos mbingarkojnë spitalet.

Rajoni ka qenë duke luftuar për të kompensuar mungesën e mjekëve. Përpjekjet për të krijuar ekipe mjekësh që vizitojnë njerëzit me simptoma në shtëpitë e tyre, për të lehtësuar presionin mbi spitalet dhe për të shmangur që njerëzit që përhapin sëmundjen më tej, kanë rënë, jo vetëm në Lombardi por në të gjithë vendin. Plani i qeverisë rajonale për të rekrutuar mjekë midis të diplomuarve për mjekësi erdhi shumë, por shumë vonë.

Masat e tjera parandaluese gjithashtu kanë ngecur. Në fillim të pandemisë, kishte një bollëk të të ashtuquajturve hotele Covidi, vende ku pacientët me simptoma të menaxhueshme mund të karantinoheshin për të parandaluar ata që të infektonin anëtarët e tjerë të familjes së tyre. Gjatë verës, menaxhimi i tyre i kaloi rajoneve, të cilat po fillojnë tenderët për marrëveshje me strukturat tani, duke vonuar përdorimin e hapësirave.

Kapaciteti i testimeve është gjithashtu një çështje shqetësuese “Gjithçka është lënë në vullnetin e mirë të njerëzve,” thotë Massimo De Rosa, udhëheqësi i grupit të Lëvizjes Pesë Yjet në Lombardi, duke përmendur mungesën e testeve të shpejta në shkolla dhe për popullatën në përgjithësi .

“Kjo nuk është e mjaftueshme, veçanërisht në rajonin që kishte kulmin e rasteve me Covid-9. Sot ne po paguajmë pasojat. ”

Sipas Giulio Gallera, këshilltarit të qeverisë për rajonin, Lombardia është duke bërë një “përpjekje titanike” për të menaxhuar situatën. Duke folur në “Che Tempo Fa”, Gallera tha se rajoni ka “kapacitet të madh për të bërë testime masive” dhe do të hapë “20 ose 30” qendra të reja testimi në 10 ditët e ardhshme.

Gallera pranoi që Lombardia duhet të “arrijë të ulë kurbën ose për 15 ditë” ose do të pëballet me një skenar tragjik.

Ndërkohë, mjekët dhe infermierët kanë filluar të paralajmërojnë për një kthim në makthin e pranverës, kur kamionët ushtarakë u thirrën për të ndihmuar transportimin e të vdekurve nga spitalet në Bergamo, një imazh që endet ende në mendjen e shumë italianëve.

Shtretërit spitalorë janë të pakët dhe ambulancat që sjellin pacientë të rinj me koronavirus zakonisht duhet të bëjnë radhë jashtë hyrjes në dhomën e urgjencës. Mungesa e vaksinave të gripit, rezultat i dështimit të qeverisë për të filluar tenderët në kohë, gjithashtu rrezikon të përkeqësojë situatën në javët e ardhshme.

Përtej atyre që presin në vijat e frontit dhe atyre që sëmuren, pacientët që marrin  trajtime për sëmundje të tjera po paguajnë gjithashtu një çmim të lartë për gabimet e bëra nga autoritetet e ngarkuara me planifikimin për rikthimin e virusit në vjeshtë dhe dimër.

Askush nuk ka mbetur i padëmtuar nga kriza. Njerëzit janë të lodhur, të zhgënjyer, të zemëruar. Gjatë javëve të fundit, protestat, disa prej të cilave drejtohen nga grupe të ekstremit të djathtë, kanë shpërthyer në qytetet më të mëdha italiane, përfshirë edhe Milanon.

Në spitale, ka pak kohë për të shqyrtuar polemikat politike dhe debatet e nxehta rreth kostos ekonomike të një bllokimi tjetër pasi numri i pacientëve që kërkojnë trajtim dhe kujdes intensiv si dhe numri i vdekjeve po fillojnë të rriten.

“Ne e dinim që me mbërritjen e dimrit dhe të ftohtit mund të gjendeshim përballë një situate të ngjashme me atë të marsit, por pothuajse askush nuk mund ta imagjinonte që tashmë në tetor do të ishim duke u përballur me këto shifra të infektuarish,” tha Francesco Tursi, mjek në spitalin kryesor të Kodogno, qyteti ku filloi shpërthimi i pandemisë në shkurt.

Tursi u sëmur vetë në mars dhe ende dhe frikën që ndjeu, si shumë pacientë të tjerë.

“Duke parë përsëri sytë e dëshpëruar të pacientëve, më dhemb zemra “, tha ai. “Ne duhet ta ta kalojmë këtë makth edhe këtë herë. Sot jemi më të përgatitur, por derisa të vijë vaksina dhe një kurë specifike, ne duhet të jetojmë me Covd-19”, thotë ai.(“Locale.It”, ” Politico.eu”)

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!