MENU
klinika

Bino: Do të kryhen testet e shpejta

Lokalet përhapësit kryesorë të Covid-19

01.11.2020 - 20:49

Tetori shënoi rritje ekstreme të rasteve me koronavirus në vend. Epidemiologët kanë vlerësuar se incidenca në dy javët e fundit është e rritur. Në një intervistë për televizionin Klan shefja e Departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se diskutimet për kufizime vijojnë.

“Do të diskutohet, shumë gjëra janë diskutuar, jo të prekë popullatën por të kufizohen ato mjedise që rrisin transmetimin e rasteve me COVID, disa lloj mjedisesh, si baret dhe restorantet apo ku pihet dhe ku ka më tepër grumbullime sidomos grumbullime të rinjsh janë vende ku kemi përhapje të virusit”.

Shqipëria po përgatitet për të futur testin e shpejtë të antigeneve, i cili do të tregojë brenda pak minutave nëse kemi të bëjmë me koronavirus apo jo.

“Ato do të jenë teste të rëndësishme gjatë hetimit epidemiologjik në terren dhe kryhet për një periudhë të shkurtër kohe dhe menjëherë pasi merr rezultatet vendoset në bazë të udhëzimit do kryhet PCR apo jo”.

Aktualisht në vendin tonë përdoret vetëm PCR si test për të përcaktuar nëse një person është prekur apo jo nga koronavirusi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve

Sërish rekord infektimesh/ Nëntë pacientë humbin jetën


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!