MENU
klinika

Nga Aljazeera

Pavarësisht kush fiton zgjedhjet, rivaliteti SHBA-Kinë do vazhdojë!

02.11.2020 - 16:17

Pavarësisht kush i fiton zgjedhjet e 3 nëntorit, SH.B.A. do të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Kinës. Në Prill 2017, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ftoi homologun e tij kinez Xi Jinping në Mar-a-Lago, vendpushimin e tij luksoz të golfit në Florida.

Në rrugëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, Kina kishte qenë një nga shënjestrat e preferuara të Trump.

“Ne do të kemi një marrëdhënie shumë, shumë të shkëlqyer”, tha biznesmeni “i shndërruar” në politikan pas takimit.

Disa muaj më vonë, Xi ftoi Trump në një darkë shtetërore në Pekin duke u bërë kështu udhëheqësi i parë i huaj që përfitoi një nder të tillë.

Të dyja eventet shënuan kulmin e një marrëdhënieje që është zhbërë mes intensifikimit të mosmarrëveshjeve mbi tregtinë, teknologjinë, pretendimet detare, të drejtat e njeriut dhe pandeminë COVID-19. Virusi që u identifikua për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar është përhapur në të gjithë globin dhe Shtetet e Bashkuara tani janë vendi më i prekur në botë.

Edhe një herë, një qasje e ashpër ndaj Kinës u përdor nga Trump gjatë fushatës zgjedhre në SHBA.

“Ndoshta sot është marrëdhënia më e keqe që ata kanë pasur ndonjëherë”, tha Adam Ni, Drejtori i China Policy Center, me vendbanim në Canberra. “Situata është mjaft e zymtë.”

Rivaliteti në rritje midis dy fuqive më të mëdha të botës është ndjerë në të gjithë Azinë e Paqësorin, midis aleatëve tradicionalë të SH.B.A.-së, si dhe fuqive më të vogla që prej vitesh janë përpjekur të ekuilibrojnë mbështetjen nga superfuqia amerikane, së bashku me thellimin e lidhjeve me Kinën. “Nuk është më konkurrencë”, tha Thomas Daniel, një analist i vjetër në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare në Malajzi, duke iu referuar dinamikës SHBA-Kinë. “Po kthehet gjithnjë e më shumë në betejë kundërshtarësh duke i komplikuar gjërat në Azinë Juglindore veçanërisht për ato shtete që duan që SHBA të angazhohet në mënyrë konstruktive në rajon.”

Paraardhësi i Trump, Barack Obama, kreu udhëtime të rregullta në Azi e Paqësor dhe u shndërrua në një mysafir të rregullt në takimet e grupeve kryesore rajonale. Strategjia e tij nënshkruese aziatike ishte krijuar për të nxitur lidhjet në të gjithë rajonin, por edhe për të ndjekur angazhimin me Kinën dhe bashkëpunimin për çështjet kryesore.

Trump, në të kundërt, është shquar nga përbuzja e tij për multilateralizmin që liderët në kryeqytetet aziatike e konsiderojnë si jetike për paqen dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit. Pasi mori pjesë në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në 2017, ai nuk ka marrë më pjesë pas këtij takimi.

Ai ka tentuar të afrohet me udhëheqës autoritarë siç është Kim Jong Un i Koresë së Veriut ndërsa nuk ka rreshtur së thëni vazhdimisht, “America First”.

Dhe përkundër qasjes së tij të ahpër ndaj Kinës, Trump duket se vazhdimisht ka admiruar Xi. Sipas ish-këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, gjatë një takimi në Tokio vitin e kaluar, Trump kërkoi ndihmën e Xi për zgjedhjet në SHBA. Trump e ka mohuar akuzën.

Një qëndrim i tillë vetëm sa i ka shtuar konfuzionin në lidhje me angazhimin e SHBA për një rajon për të cilin ai këmbëngul se ka një rëndësi strategjike. Por gjithashtu është një shqetësim në rritje për Kinën, e cila ka kërkuar të zgjerojë ndikimin e saj përmes iniciativave të ndryshme në zonat e diskutueshme si Deti i Kinës Jugore, të cilën ajo pretendon tërësisht si të sajën.

Pekini tani ka ndërtuar instalime ushtarake dhe ka vendosur Rojet Bregdetare dhe milicitë detare në mbështetje të flotave të tij të peshkimit, duke shqetësuar shtetet bregdetare që pretendojnë gjithashtu pjesët e detit më afër brigjeve të tyre.

Administrata Trump ka treguar një gatishmëri më të madhe për t’iu përgjigjur veprimeve të tilla.

Marina Amerikane zhvilloi 24 udhëtime të lirisë së lundrimit përmes Detit të Kinës Jugore midis majit 2017 dhe korrikut 2020. Po atë muaj, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se pretendimet e Kinës në det ishin “të paligjshme”, duke forcuar më tej qasjen e SHBA.

Administrata Trump gjithashtu i është përgjigjur më me guxim zhvillimeve në Xinjiang ku jetojnë rreth një milion Ujgurë që mbahen në kampe përqëndrimi që Kina i përshkruan si qendra të trajnimit të aftësive profesionale të nevojshme për të luftuar ‘ekstremizmin’ dhe në Hong Kong, ku Pekini vendosi një spastrim të gjerë përmes Ligjit të Sigurisë Kombëtare në qershor pas gati një viti protestash anti-qeveritare.

Në të dy rastet, SH.B.A. ka vendosur sanksione dhe në Hong Kong tërhoqi statusin e veçantë financiar që gëzonte territori dikur.

Një zyrtar anonim i qeverisë japoneze shkroi në revistën “The American Interest” në prill:

“Për vendet që përjetojë presion nga Kina, një linjë më e ashpër e SHBA ndaj Kinës është më e rëndësishme se çdo aspekt tjetër i politikës së SH.B.A.”, shkroi diplomati. “Elitat aziatike në Taipei, Manila, Hanoi, New Delhi gjithnjë e më shumë llogarisin se qasja e paparashikueshme dhe transaksionare e Trump është një e keqe më e vogël krahasuar me rrezikun që Shtetet e Bashkuara të kthehen në krah të Kinës.”

Tajvani, ka qenë shënjestra e Pekinit që kur Tsai Ing-ëen u zgjodh për herë të parë president në 2016 (Trump ishte gjithashtu presidenti i parë i SHBA që pranoi një thirrje urimi nga një udhëheqës Tajvanez). SHBA, e cila është e detyruar nga ligji të mbështesë Tajvanin edhe pse mban lidhje zyrtare me Pekinin, ka shitur armë të përparuara në ishull dhe duke inkurajuar Taipein për të modernizuar ushtrinë e saj, ndërsa Kina rrit aktivitetin ajror dhe detar në zonë.

“Është e vërtetë që gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, marrëdhëniet SHBA-Tajvan janë përmirësuar shpejt,” tha për Al Jazeera Chieh-Ting Yeh, Nënkryetar i Institutit Global të Tajvanit, duke theksuar se përmirësimi gjithashtu pasqyroi “qasjen parimore por të matur të diplomacisë” të Tsai dhe “më e rëndësishmja, agresivitetni në rritje të Partisë Komuniste Kineze”.

Qasja e SHBA ndaj Tajvanit gjithashtu kishte një mbështetje të gjerë në të gjithë Uashingtonin.

“Marrëdhëniet SHBA-Tajvan nuk përcaktohen thjesht nga tekat e Presidentit Trump,” tha ai.

Analistët vërejnë se qasja ndaj Kinës është një nga fushat e pakta të marrëveshjes në politikën e brendshme.

“Qëndrimi i ashpër ndaj Kinës është bërë një burim i konsensusit të rrallë dypartiak në një klimë politike të polarizuar”, shkruajti Hui Feng, një studiues i vjetër në Universitetin Griffith të Australisë. “Në fakt, edhe nëse Trump humbet zgjedhjet edhe për kundërshtarin demokrat Joe Biden, një kthesë themelore në marrëdhëniet SHBA-Kinë është ende e pamundur.”

Biden, një ish nënkryetar nën Obamën i cili u takua me Xi disa herë kur ishte në qeveri, ka thënë se nën administrimin e tij SHBA do të udhëhiqte nga “fuqia e shembullit të saj” sesa “shembulli i fuqisë së saj”.

Nënpresidenti Joe Biden është takuar disa herë me Xi Jinping. Analistët thonë se ndërsa taktikat e Biden mund të ndryshojnë, strategjia më e ashpër e SHBA ndaj Kinës do të mbetej nëse ai do të merrte Shtëpinë e Bardhë duke pasur parasysh mbështetjen e saj të gjerë dypartiake.

Por ndërsa ai ka rekrutuar shumë ish-zyrtarë të Obamës në ekipin e tij, ai gjithashtu ka premtuar një qasje më të fuqishme ndaj Kinës. Ai madje i është referuar Xi si një “bandit”.

Një administratë e Biden pritet të kthejë SHBA në organizatat ndërkombëtare të braktisura nga Trump dhe të bashkohet me marrëveshjen e Klimës së Parisit.

Analistët gjithashtu presin që SH.B.A. nën Biden të investojë më shumë në marrëdhëniet e saj me demokracitë me të njëjtat mendime duke përfshirë Australinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Në këtë të fundit, fushata e Biden ka akuzuar Trump për trajtimin e aleancave si “raketa mbrojtëse” në përpjekjen e tij për të marrë më shumë para nga Seuli.

“Nëse Biden fiton, prisni që Shtëpia të marrë frymë lehtësimi,” shkroi Linde Desmaele, një studiuese në Katedrën KF-VUB Korea të lidhur me Grupin e Sigurisë Ndërkombëtare të Institutit për Studime Evropiane të Universitetit të Vrije në Bruksel, përmbledhje e politikave.

Në nëntor 2017, Presidenti i SHBA Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump u takuan me presidentin kinez dhe gruan e tij për një darkë shtetërore. Lidhjet janë përkeqësuar ndjeshëm që nga ajo kohë.

Kushdo që del fitues në sondazhin e së martës, nuk ka gjasa që marrëdhënia midis dy gjigantëve globalë të mund të kthehet në atë që ishte.

SHBA-të kanë ndryshuar. E po kështu edhe Kina. Në Azi dhe Paqësor diplomatët po përgatiten për katër vite të tjera edhe më sfiduese.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Aljazeera/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN