MENU
klinika

Ka një shkak...

Pini ilaçe për gjumë dhe rrëzoheni papritur?

26.11.2020 - 17:44

Ilacet e forta të gjumit të lidhura me rënie dhe fraktura të shumta te pacientët me demencë.

Tabletat e forta të gjumit të njohura si “ilaçe Z” mund të rrisin rrezikun e rënies, frakturave dhe goditjes në tru tek njerëzit me demencë, raportojnë studiuesit britanikë.

Njerëzit me demencë mund të kenë probleme me gjumin dhe shpesh u përshkruhen barna të tilla si zaleplon (Sonata), zolpidem (Ambien) dhe zopiklon për t’i ndihmuar ata të flenë dhe të qetësohen, por doza më të larta të këtyre barnave mund të kenë efekte negative.

“Deri në 90% e njerëzve me demencë vuajnë nga shqetësime të gjumit dhe kjo ka një ndikim të madh në shëndetin e tyre mendor dhe fizik, si dhe në atë të kujdestarëve të tyre.

Barnat Z zakonisht përshkruhen për të ndihmuar njerëzit të flenë. Sidoqoftë, këto ilaçe nuk ishin asnjëherë të licensuara për çmenduri dhe ato janë shoqëruar me ngjarje anësore të tilla si rënie dhe rreziqe të frakturave tek njerëzit e moshuar.

Për studimin, studiuesit mblodhën të dhëna për më shumë se 27,000 pacientë në Angli të diagnostikuar me demencë midis viteve 2000 dhe 2016. Mosha e tyre mesatare ishte 83 vjec. Më shumë se 3,500 ishin përshkruar me ilaçe Z.

Janë  studiuar një sërë rezultatesh anësore duke përfshirë frakturat, rëniet, trombozat e venave të thella [mpiksjet], goditjen dhe vdekjen, gjatë dy viteve. Dhe mjekët ishin veçanërisht të interesuar për të parë nëse doza më të larta do të çonin në rezultate më të këqija.

Për pacientët e përshkruar me ilaçe Z, 17% u ishin dhënë doza më të larta. Dhe u zbulua se këta pacientë me doza më të larta ishin më të rrezikuar nga rënia dhe frakturat, veçanërisht frakturat e kofshës dhe goditja në tru, krahasuar me pacientët që nuk po merrnin ndonjë ilaç për shqetësim të gjumit .

Këto efekte nuk u panë në doza të ulëta të barnave.

Ky studim na tregon se ilaçet me doza më të larta Z duhet të shmangen, nëse është e mundur, tek  njerëzit që jetojnë me demencë dhe alternativa jo-farmakologjike të konsideruara në mënyrë preferenciale.

Sidoqoftë, pacientët që marrin doza më të larta të këtyre barnave nuk duhet të ndalojnë së marri ato papritmas, por të kërkojnë këshilla nga mjeku i tyre, vunë në dukje studiuesit.

Dozat  më të larta të ilaceve Z ishin përcaktuar si ekuivalente me 7.5 mg ose një dozë më e lartë e zopiklonës.

Raporti u botua në internet 24 nëntor në revistën BMC Medicine.