Pothuajse për 16 javë, rrugët e Bjellorusisë kanë qenë dëshmi e sakrificës së qytetarëve të saj dhe vendosmërisë së tyre.
Mijëra njerëz janë ndaluar. Shumë janë rrahur, kërcënuar dhe paralajmëruar kundër marshimit; janë pushuar nga puna; janë përjashtuar nga universiteti , dhe megjithatë ata vazhdojnë të protestojnë për vjedhjen e pacipë të Presidentit Alexander Lukashenko të votimit të 9 gushtit, ku kandidatja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya fitoi qartë.
Pavarësisht të gjithë presionit nga forcat e sigurisë së Lukashenks., protestuesit jo të dhunshëm u kthyen përsëri për ditën e 111-të më 22 nëntor.
Këtë herë ata provuan një taktikë tjetër, duke mbajtur tubime në rrugë të shumta banimi dhe parqe, për të shmangur goditjet.
Lëvizja e protestës ka qenë jashtëzakonisht elastike, duke vazhduar pa pushim pavarësisht pengesave në teknologjinë e komunikimit dhe mbylljes së sistemit të tranzitit masiv.
Tikhanovskaya, e cila është jashtë Bjellorusisë duke udhëhequr opozitën, deklaroi, “Bjellorusët u përballën sot me një forcë brutale, të shtëna me armë, granata. Qindra u ndaluan. Disa nëna nuk do të takojnë fëmijët e tyre sot, burrat, gratë e tyre. Regjimi po përpiqet të na trembë me terror. Por ne nuk kemi frikë më. Koha juaj ka mbaruar. ”
Protestat zakonisht marrin të tjera përmasa të dielën dhe në javët e fundit më shumë se 1.000 njerëz u arrestuan çdo të dielë.
Në përgjithësi, opozita thotë se rreth 30,000 njerëz janë arrestuar në qytete të ndryshme që nga fillimi i protestave.
Një video e postuar në internet tregoi forcat e sigurisë që sulmonin me biçikletë një biçiklist; ai u gjobit me 200 dollarë nga një gjykatës për “shkelje të rendit të ngjarjeve masive”, por askush nga policia që mbante shkop nuk u akuzua.
Arrestimet kanë përfshirë edhe gazetarët.
Sipas Shoqatës së Gazetarëve Bjellorusë, 26 reporterë ishin të burgosur që nga 18 Nëntori. Midis tyre ishte kryeredaktorja e videos për Radion Evropa e Lirë / Radio Liria, Yulia Kotskaya, e akuzuar më 15 nëntor për pjesëmarrje në një tubim të pasanksionuar; ajo e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se po e pasqyronte ngjarjen si gazetare. Ajo u dënua me tetë ditë burg.
Gazetarë të tjerë nga shërbimi Bjellorus i organizatës janë penalizuar në mënyrë të ngjashme ndërsa bënin punën e tyre.
Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për një çerek shekulli, nuk toleron shtypin e lirë ose fjalën e lirë, arsyeja që kaq shumë njerëz të tij janë kthyer me kokëfortësi në rrugë.
Qytetarët e Bjellorusisë shfaqën zemërimin e tyre përsëri në 20 nëntor, kur mijëra erdhën për t’i bërë nderimet e fundit Raman Bandarenka, një protestues 31-vjeçar i cili vdiq tetë ditë më parë pasi forcat e maskuara të sigurisë thuhet se e rrahën atë.
Presidenti i zgjedhur Joseph R. Biden Jr duhet të ftojë Tikhanovskaya në inaugurimin e tij dhe të takohet me të në Shtëpinë e Bardhë për t’i treguar botës se Shtetet e Bashkuara mbështesin edhe një herë demokracinë.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al