MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse fëmijët kanë tempeaturë të lartë dhe periodike?

22.11.2020 - 06:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse fëmijët kanë tempeaturë të lartë dhe periodike?

Mjeku: Edhe sot ende nuk janë të jnohura shkaqet me bazë gjenetike të sindromës, por hipoteza më e besuar është se sindroma PFAPA është shprehje e një çrregullimi të mekanizmit të kontrollit të inflamacionit. Si alternativë është dhe hipoteza se episodet e temperaturës së lartë mund të varen nga riaktivizimi i një infeksioni viral të adenovirusit. Por duhet të dimë që në asnjë rast nuk është sëmundje ngjitëse.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.