MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Biden duhet ta udhëheqë që tani SHBA-në!

07.11.2020 - 12:23

Që kur mori detyrën, Donald Trump ka paraqitur një kërcënim të madh për demokracinë.

Lufta e tij e egër, e pamëshirshme pas zgjedhjeve këtë javë ka treguar se sa i rrezikshëm mund të jetë ai.

Projektuar për t’u dhënë mbështetësve të tij një arsyetim për zemërimin e tyre për humbjen e votës popullore, gënjeshtrat ngritën pyetje shqetësuese se kur dhe si, Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Lajmi i keq është se nuk do të jetë së shpejti. Demokracia në Amerikë i jep një presidenti më shumë se 10 javë pushtet pas humbjes së zgjedhjeve. Trump po e përdor këtë kohë për të nxitur idenë se shoqëria është në kundërshtim të papajtueshëm me vetveten.

Kjo është shumë e dëmshme për Amerikën. Nëpër botë ish-demokracitë po shndërrohen në autokraci. Shtetet e Bashkuara nuk janë imune.
Trump do të humbasë dhe vetëm kolegji i vjetruar elektoral i Amerikës e ka shpëtuar atë nga një humbje dërrmuese.

Presidenti duhet të përgatitet të largohet nga Shtëpia e Bardhë, jo të udhëzojë avokatët e tij.

Për muaj me radhë ishte e qartë se Trump do të pretendonte fitoren dhe mashtrimet nëse ai do të humbte zgjedhjet.

Ai ka refuzuar të thotë se do të pranonte një transferim paqësor të pushtetit. Trump duket i gatshëm të sfidojë vlefshmërinë e votës në çdo shtet që ai humbet.

Ky është një moment i rrezikshëm. Nuk ka asnjë provë për mashtrime. Megjithatë, një krizë kushtetuese duket se ka nisur sepse Trump po kërkon rinumërime dhe çështje gjyqësore.

Republikanët nuk duhet të joshen nga Trump në manipulimin e sistemit zgjedhor, përmes betejave politike dhe ligjore, për të sfiduar vullnetin popullor për përparësi partiake.

Partia e Vjetër ka përfituar nga shtypja dhe zgjedhja e votuesve për të mbajtur larg një shumicë demokratike.

Por këto impulse i kanë dhënë Trump mbështetje jo të shëndetshme. Joe Biden duket se ka bërë mjaftueshëm për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Ai do të duhet të rindërtojë besueshmërinë e qeverisë amerikane. Kjo do të thotë t’i ofrosh shpresë një vendi që përballet me një pandemi dhe një recesion ekonomik. Ai do të duhet të ripohojë rolin e Amerikës si zgjidhës global i problemeve.

Nën udhëheqjen e Trump “kombi i domosdoshëm” u zhduk kur duhej.

Biden nuk duhet të vazhdojë të garojë kundër Trump. Ai duhet të lejohet të vazhdojë me drejtimin e Amerikës.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al