MENU
klinika

Disa arsye

Pse zgjedhjet në SHBA kanë rëndësi për Britaninë?

02.11.2020 - 18:25

Zgjedhjet presidenciale të SH.B.A. zhvillohen nesër më 3 nëntor dhe MB do të kërkojë të arrijë një marrëveshje tregtare pas Brexit me këdo që fiton.

Por si mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve të SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar?

1. Në pritje të një marrëveshje tregtare

Britania e Madhe aktualisht tregton me SH.B.A. në kushtet që janë negociuar me BE. Por kjo do të ndryshojë më 1 Janar kur MB do të ndalet së ndjekuri rregullat e tregtisë së BE.

Si SH.B.A dhe MB po negociojnë për një marrëveshje tregtare, me synimin për ta bërë më të lehtë dhe më të lirë blerjen dhe shitjen e mallrave të njëri-tjetrit.

Duke qenë se mandati i ri presidencial nuk fillon deri më 20 Janar, një marrëveshje nuk ka gjasa të vendoset deri më këtë datë.

Dhe kur një marrëveshje ta arrihet sërish, varet nga vullneti i presidentit të ardhshëm të SHBA.

Kur bëhet fjalë për destinacionet e eksportit në MB, SH.B.A. është tregu i dytë më i madh i MB pas BE.

Një marrëveshje e favorshme tregtare MB-SH.B.A. do të synonte uljen e tarifave (taksat e paguara për mallrat e importuara). Kjo mund të ndihmojë në mbajtjen e çmimeve në vend dhe ta bëjë më të lehtë shitjen e gjërave në SH.B.A.

Presidenti Donald Trump, i cili e ka quajtur veten “Z. Brexit”, thotë se ai dëshiron një marrëveshje të shpejtë tregtare.

Por nëse fiton, Joe Biden, ky mund të jetë një proces më i ngadaltë, pasi ai mund të ketë përparësi në regullimin e marrëdhënieve SHBA-BE.

Biden ishte nënkryetar i Presidentit Barack Obama, i cili para referendumit të BE në 2016 tha se MB do të priste radhën për çdo marrëveshje tregtare me SH.B.A., nëse votonte për t’u larguar.

Nuk ka asnjë garanci për një marrëveshje të shpejtë tregtare pa marrë parasysh se kush fiton zgjedhjet, Kongresi i SHBA do të ketë ndikim dhe mund të bllokojë procesin.

2. Ushqimet

Disa kanë frikë se Mbretëria e Bashkuar do të lejojë importe ushqimore nga SH.B.A. që nuk i përmbahen standardeve aktuale të ushqimit.

Debati është përqendruar rreth pulës së larë me klor që lejohet në SH.B.A., por jo në MB.

Qeveria këmbëngul se është e përkushtuar ndaj standardeve të larta, por deputetët deri tani kanë hedhur poshtë propozimet për ushqime të importuara për të përmbushur standardet aktuale të BE. Kjo e lë derën të hapur për pulën e klorizuar dhe praktikat e tjera të bujqësisë që bien nën standardet aktuale që të jenë në tryezë në bisedimet e ardhshme tregtare.

Ne nuk jemi të sigurt për pozicionin e Biden, por ai me sa duket i tha ish-nënkryeministrit Sir Nick Clegg se SH.B.A. nuk do të nënshkruajnë asgjë që nuk u pëlqen fermerëve të pulave në SH.B.A.

3. Çmimi i ilaçeve

Sipas sistemit aktual të Mbretërisë së Bashkuar, ekspertët vendosin se sa do të paguajë NHS për barnat, por industria farmaceutike e SH.B.A.-së dëshiron të thotë më shumë mbi çmimet, dhe administrata Trump gjithashtu ka thënë se është një përparësi në negociata.

Pozicioni i Biden, është më pak i qartë.

Negociatorët në MB kanë deklaruar se në çdo bisedë tregtare me SHBA-në: “NHS nuk do të jetë në tryezë. Çmimi që NHS paguan për barnat nuk do të jetë në tryezë.”

4. Çfarë do bëhet me kufirin irlandez?

Ekziston gjithashtu një dimension tjetër i rëndësishëm politik për çdo marrëveshje me SHBA – kufiri irlandez.

Vitin e kaluar Britania e Madhe dhe BE nënshkruan një marrëveshje, të quajtur marrëveshja e tërheqjes, e cila hapi rrugën që Brexit të ndodhte. Ai përfshiu një plan për të parandaluar kontrollet përgjatë kufirit irlandez nga janari 2021, që është edhe koha kur marrëdhënia e re MB-BE do të fillojë.

Por çështja është rishfaqur pasi qeveria e MB tha se donte të bënte ndryshime në marrëveshjen e rënë dakord më parë.

Biden një burrë me origjinë irlandeze e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, duke postuar në Twitter se çdo marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar duhet të varet nga “parandalimi i kthimit të një kufiri të ashpër” me Irlandën.

Ai thotë se nuk do të lejonte që paqja në Irlandën e Veriut të bëhet një “viktimë e Brexit”.

Lobi irlandez është i fuqishëm në politikën amerikane dhe duket se secila administratë do të kundërshtonte çdo ndryshim përgjatë kufirit.

Joe Biden vizitoi si Zv.President Mbretërinë e Bashkuar në 2013.

Përkthyer dhe përshtatur nga: BBC/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN