MENU
klinika

Covid-19

Puna në zyrë mund të dyfishojë rrezikun e infektimit!

08.11.2020 - 11:02

Ata që shkojnë rregullisht në zyrë kanë më shumë gjasa që të infektohen me koronavirus sesa ata që punojnë nga shtëpia. Qendrat Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (ÇD), e kanë sjellë në vëmendje këtë çështje për të inkurajuar punën në distancë.

Kjo e fundit sipas një studimi të ri të botuar në Raportin Javor të Morbiditetit dhe Vdekshmërisë (MMËR), tregon se rreziku i prekjes nga koronavirusi për punonjësit e zyrave, është dy herë më i lartë sesa atyre që mund të punojnë nga distanca.

Për të arritur në këtë përfundim, ekspertët vëzhguan ekspozimin e mundshëm të koronavirusit mes punëtorëve, duke intervistuar rreth 314 amerikanë që iu nënshtruan tamponit korrikun e kaluar. Shumica e pjesëmarrësve kryenin punë jo thelbësore.

Nga këtu, studiuesit krahasuan intervistat se kush rezultoi pozitiv (153 punonjës), dhe kush rezultoi negativ (161 persona, grupi i kontrollit). Analiza tregoi se dy javë para tamponit, pjesëmarrësit pozitivë kishin qenë më të prirur të tregonin se shkonin rregullisht në zyrë.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se pozitivët, kishin gati dy herë më shumë gjasa të kishin shkuar ekskluzivisht në punë, krahasuar me negativët, të cilët në vend të kësaj punonin nga distanca disa ditë në javë ose me kohë të plotë.

Megjithëse ka kufizime në studim, siç janë ndryshimet e mundshme midis njerëzve të gatshëm për të marrë pjesë në studim dhe atyre që refuzuan,si dhe mundësia e gabimit të tamponëve, këto rezultate, shpjegojnë ekspertët, japin prova të efekteve të dobishme shëndetësore të të punuarit on-line nga shtëpia, lidhur me situatën e krijuar prej pandemisë së Covid-19.

“Bizneset dhe punëdhënësit duhet të promovojnë mundësi alternative, si të punuarit nga shtëpia, për të zvogëluar rrezikun e infektimit kur është e mundur”-lexohet në raport. “Lejimi dhe inkurajimi i mundësisë për të punuar nga shtëpia, është një mjet i rëndësishëm për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19”- theksohet më tej.

Ekspertët këshillojnë që nëse nuk është e mundur mundësia e të punuarit nga shtëpia, atëherë duhet të intensifikohen masat e sigurisë për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe për të zvogëluar rrezikun e infektimit në vendin e punës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka publikuar një udhëzues me disa këshilla dhe sjellje që duhet të vihen në zbatim në vendin e punës, për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve. Ndër rekomandimet e përgjithshme, është natyrisht larja duart shpesh e duarve me ujë dhe sapun, ose me xhel dezinfektues, pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i sipërfaqeve të tavolinave, telefonave dhe tastierave, respektimi i distancës së sigurisë dhe vendosja e maska aty ku nuk është e mundur të ruhet distanca. / Wired – Bota.al

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!