MENU
klinika

Nisja e vitit akademik

Rektori i UT mesazh studentëve: Mësimi online deri në një urdhër të dytë!

01.11.2020 - 09:45

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka publikuar një videomesazh për të gjithë studentët, një ditë para fillimit të vitit të ri akademik.

Ndër të tjera Hoxha deklaron se për shkak të koronavirusit ka detyruar që mësimi të zhvillohet online deri në një urdhër të dytë.

Gjithashtu Hoxha siguron të gjithë studentët që janë marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

“Të dashur studentë dhe kolegë. Ju uroj suksese dhe mbarësi për fillimin e vitit të ri akademik 2020-2021. Ky është një fillim viti i ndryshëm i diktuar nga situata e përgjithshme e zhvillimit të pandemisë për shkak të përhapjes së koronavirusit.  Kemi marrë masa për mbarëvajtjen e vitit akademik. Mësimi do të bëhet vetëm online. Do përdorim platformën online deri sa të jetë e nevojshme. Shpresoj të kthehemi sa më parë në auditor. Ju uroj suksese, do të realizojmë objektivat. Studentët të regjistrohen në platformën online sipas udhëzimeve. “ – thotë Hoxha.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!