Ekonomia amerikane krijoi më pak vende pune në pesë muaj deri në tetor dhe më shumë amerikanë po punojnë me kohë të pjesshme, duke nënvizuar sfidat me të cilat presidenti i ardhshëm përballet për të mbajtur një rimëkëmbje ndikuar sidomos nga pandemia.
Raporti i Departamentit të Punës tregoi se 3.6 milion njerëz janë pa punë për më shumë se gjashtë muaj. “Fillimisht, rikuperimi ishte befasues, por me kalimin e kohës situate u vështirësua shumë u shpreh një profesor ekonomie në Los Anxhelos. “Pa asnjë stimul fiskal dhe ringjalljen e koronavirusit, fitimet në punë do të jenë më të vështira për t’u arritur në të ardhmen.”
Humbja e vendeve të përkohshme të Regjistrimit dhe pushimet e mëtejshme nga puna në qeveritë shtetërore dhe lokale të varfra, shkurtuan punësimin e përgjithshëm të qeverisë me 268,000 punë. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar që listat e pagave të përparonin me 600,000 vende pune në tetor. Megjithëse listat e pagave privat e u rritën 906,000 muajin e kaluar, rimëkëmbja e tregut të punës ka një rrugë të gjatë për të bërë.
“Punësimi është ende vetëm në nivelin e tij të fundit të vitit 2015, u shpreh një ekspert ekonomie në Pennsylvania. “Dhe me ritmin e tetorit, do të duheshin rreth 16 muaj që punësimi të kthehej në nivelin e tij para-pandemisë.”
Një zgjedhje e kontestuar zvogëlon shanset e një pakete tjetër shpëtimi të koronavirusit nga qeveria këtë vit. Edhe nëse bihet dakord për më shumë stimul fiskal, ai ka të ngjarë të jetë më i vogël sesa ishte parashikuar para zgjedhjeve.
Kjo situate e zhvendos vëmendjen te Rezerva Federale. Banka qendrore e SHBA mbajti normat e interesit afër zero të Enjten. Kryetari i Fed, Jerome Powell pranoi që ritmi i përmirësimit në ekonomi dhe tregu i punës ishin moderuar, duke vërejtur se rimëkëmbja do të ishte më e fortë me më shumë mbështetje fiskale./Scan