MENU
klinika

Pritet më e keqja

Sa dëme mund të shkaktojë Trump nëse humbet?

06.11.2020 - 08:40

Nëse Presidenti Trump i humb zgjedhjet, siç duket e mundshme, pyetja është se edhe sa dëm mund të bëjë para se të tërhiqet duke “ulëritur” nga Shtëpia e Bardhë. Duke gjykuar nga sjellja e tij të enjten, kam frikë se duhet të presim më të keqen. Së pari ai shkroi në Tëitter, “NDALONI NUMËRIMIN!” , Pastaj “NDALONI MASHTRIMIN! ” Kërkesat e tij ishin jodemokratike dhe shkatërruese; në atë moment, Joe Biden ishte duke avancuar në shumë shtete ku edhe thuajse po mbërrinte në 270 vota elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

Mbështetësit e zemëruar të Trump u mblodhën jashtë ndërtesave ku numëroheshin votat në Filadelfia, Phoenix, Las Vegas dhe qytete të tjera, duke kërkuar që procesi zgjedhor të ndërpritej. Ishte e habitshme por në “epokën Trump”, nuk është edhe aq habi të shohësh amerikanë që bëjnë thirrje për anulimin e votës së amerikanëve të tjerë.

Më vonë në mbrëmje, Trump dha një deklaratë ku dukej qartë zemërata e tij. Ai akuzoi Demokratët për një mashtrim masiv, duke thënë, “Ne po fitonim por votat u zhdukën si me magji”, duke quajtur numërimin ligjor dhe demokratik të fletëvotimeve të munguara të postës si një konspiracion monstruoz, dhe pretendoi se sondazhet që nënvlerësonin mbështetjen e tij ishin një përpjekje për të ulur pjesëmarrjen e republikanëve. Këto janë gënjeshtra, të thëna në shërbim të një përpjekje të hapur për të hequr të drejtën nga amerikanët që bënë çmos për të përmbushur detyrimet e tyre qytetare në rrethana të jashtëzakonshme.

Në këtë periudhë të tensionuar të mosnjohjes së rezultatit përfundimtar, vlen të kujtohet pse numërimi ka ecur kaq ngadalë dhe pse votat e fundit që do të numërohen janë kaq thelbësore. Një numër i pashembullt i votuesve zgjodhën të votojnë me postë për shkak të pandemisë covid-19, dhe votave me postë u duhet kohë për t’u vërtetuar dhe numëruar. Si për të ilustruar rrezikun, kombi regjistroi më shumë se 100,000 raste të reja të covid-19 të mërkurën, një rekord i të gjitha kohërave.

Por Trump e politizoi në mënyrë cinike dhe tragjike koronavirusin dhe procesin politikisht neutral të votimit me postë. Rezultati: Demokratët zgjodhën të përdorin votimin me postë, ndërsa më shumë republikanë vendosën të votojnë personalisht. Në shtete të tilla si Wisconsin, Michigan, Pennsylvania dhe Georgia, legjislaturat e shtetit të drejtuara nga GOP refuzuan të lejojnë zyrtarët e zgjedhjeve të fillonin numërimin e votave me postë deri në ditën e zgjedhjeve.

Rezultati i parashikueshëm ishte një “mirazh i kuq”. Tabelimi i shpejtë i votave personale i dha Trump dhe republikanëve avantazhe si fillim që u përmbysën ngadalë ndërsa numëroheshin votat e postës. Ky proces vazhdon.

Kur Trump është i shqetësuar, Zoti e di se gjithçka mund të ndodhë dhe dëshmi është rezultati në 2016. Por fakti që ai me të vërtetë ka të ngjarë të humbasë ilustrohet nga paditë që fushata e tij ka ngritur në Pensilvani, Michigan dhe Georgia duke kontestuar se si po numërohen dhe madje edhe duke dyshuar nëse numërohen disa vota. Çfarëdo që tha Trump të Enjten në lidhje me çështjet gjyqësore që po ndjek fushata e tij, kandidatët e sigurt për fitoren nuk vrapojnë në gjykata, veçanërisht jo me padi të tilla.

Duket se kishte pak fakte në ankesat e Trump. Ai dëshiron që numërimi të ndalet në Michigan. Por numërimi tashmë ka mbaruar dhe ai humbi. Ai ushtroi të drejtën e tij për të kërkuar një rinumërim në Ëisconsin, ku humbi me 20,000 vota, një diferencë me një madhësi që pothuajse kurrë nuk u kthye në një rinumërim.

Por mashtrimet e Trump kërcënojnë të vonojnë më tej atë që i duhet shumë një kombi të përçarë: një rezultat përfundimtar dhe sigurinë.

Ishte e pamundur të mos kujtoje zgjedhjet traumatike të vitit 2000, kur rezultati varej nga Florida dhe kombi duroi javë të tëra grindjesh ligjore. Gjykata e Lartë në fund të fundit i dha fitoren George Ë. Bush.

Është e mundshme që çfarëdo që do të ndodhë në gjykatë, Trump do refuzojë të pranojë që Biden e mundi atë në mënyrë të drejtë dhe të drejtpërdrejtë.

Nëse Biden fiton gjithçka më bën të mendoj se Trump do ta portretizojë fitoren e Biden si të padrejtë dhe të paligjshme. Për legjionet e tij të besimtarëve të vërtetë, këto zgjedhje gjoja të “vjedhura” do të bëhen një “Kauzë e Humbur” e re për t’u hakmarrë.

Biden do të fitojë votën popullore me afërsisht 4 milion vota por kjo do të thotë që më shumë se 68 milion amerikanë votuan për Trump, ndërsa më shumë se 72 milion zgjodhën Biden. Në një vit të pjesëmarrjes rekord të lartë, kombi është thuajse i ndarë në mes. Një burrë shteti do të bënte atë që bëri Gore dhe do të bënte thirrje për unitet. Trump është gjithçka, por një burrë shteti nuk është.

Në kohën që do duhet të largohet unë pres që Trump të bëjë gjithçka që mundet për të thelluar përçarjet në shoqërinë tone.

Së shpejti, shpresoj se ai do të jetë zhdukur dhe ne mund të rimarrim kohën e humbur dhe vëmendjen e harxhuar duke ushqyer egon e tij të tërbuar.

Përkthyer dhe përshtatur nga: The Washington Post/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN