Pas fitores së Biden në SHBA, nuk kanë munguar edhe urime nga Europa apo BE. Duket se mes konfuzionit të rezultatit dhe akuzave, Presidenti i PE David Sassoli ka thyer akullin duke uruar Biden dhe Kamala Harris për fitoren.
Sassoli thotë se bota ka nevojë për një marrëdhënie të fortë mes Europës dhe SHBA. Ai shpreson që Presidenti i ri i SHBA të bashkëpunojë me BE për të luftuar COVID-19, ndryshumet limatike dhe rritjen e pabarazisë.
STATUSI NGA DAVID SASSOLI
Bota ka nevojë për një marrëdhënie të fortë midis Evropës dhe SHBA – veçanërisht në këto kohë të vështira.
Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të luftuar COVID-19, ndryshimin e klimës dhe për të adresuar rritjen e pabarazisë.
Our best wishes to the next US President @JoeBiden and VP @KamalaHarris. The world needs a strong relationship between Europe and the US – especially in these difficult times.
We look forward to working together to fight COVID-19, climate change, and address rising inequality. pic.twitter.com/JWfEEtHJSC
— David Sassoli (@EP_President) November 7, 2020