02.11.2020 - 05:00
Paralelisht me diellin, kompanitë po rritin interesin për investime të prodhimit të energjisë nga era, teksa së fundmi një tjetër shoqëri ka depozituar aplikimin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kërkesa është bërë nga shoqëria “SEMAN ENERGY”, që parashikon ndërtimin e një impianti eolik, me kapacitet 3 MW, në fshatin Grykë, Njësia Administrative Topojë, Qarku Fier. Sipas scan, ky është aplikimi i dytë, që vjen brenda një periudhe 2-javore, duke qenë se më herët edhe një tjetër kompani aplikoi për ndërtimin e një impianti në zonën e Semanit në Fier.