MENU
klinika

Dhjetë mënyra!

Si kriza e koronavirusit, do ndryshojë botën në planin afatgjatë?

04.11.2020 - 20:49

Nga Martin Wolf

Pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim të menjëhershëm dhe shumë të madh. Por si do

të ndikojë ajo në planin afatgjatë? Kjo gjë është shumë më e vështirë të thuhet. Po çfarë dimë tashmë, pas 10 muajsh nga shfaqja e Covid-19?

E dimë që bota ishte e papërgatitur për t’u përballur me një pandemi. Ajo ka shkaktuar rreth 1.1 milion të vdekur në të gjithë botën, kryesisht tek të moshuarit. Për më tepër, disa vende e kanë frenuar përhapjen e virusit shumë më me sukses se të tjerët.

Ne e dimë gjithashtu se Covid-19 ka shkaktuar një recesion të madh ekonomik global, por goditja nuk ka qenë e barabartë në të gjitha vendet. Pandemia ka dëmtuar më shumë financat e të rinjve, nënave relativisht të pakualifikuara, punëtorëve dhe pakicave të cënueshme.

Ne e dimë se“distancimi social”, pjesërisht spontan dhe pjesërisht i zbatuam imponim, i ka dëmtuar të gjitha aktivitetet e varura që varen nga nevoja e qenies aty të n jerëzve, ndërsa kanë përfituar industritë ato që i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

Kjo situatë ka reduktuar ndjeshëm udhëtimet. Ne e dimë që një numër i madh biznesesh

do të rëndohen shumë nga borxhet, dhe shumë të tjera nuk do të arrijnë të vijojnë aktivitetin. Ndërhyrja nga autoritetet fiskale dhe monetare ka qenë e pashembullt në kohë paqeje, sidomos në vendet me monedha të pranuara ndërkombëtarisht.

Ne e dimë, se “loja e hedhjes sëfajit” mbi pandeminë ka destabilizuar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës. Për më tepër, pandemia e ka vënë tashmë në pikëpyetje globalizimin, veçanërisht zinxhirët e furnizimit. Cilat janë skenarët më afatgjatë? Ja cilat janë10 aspektet sesi do të ndryshojë bota në të ardhmen.

Së pari, e ardhmja e pandemisë. Ka të ngjarë që një vaksinë të jetë në dispozicion shumë shpejt, dhe ajo të vihet në dispozicion të të gjithë botës. Por ky kombinim duket i pamundur të ndodhë. Nëse është kështu, sëmundja do të mbetet një kërcënim për një kohë të gjatë.

Së dyti, qëndrueshmëria e humbjeve ekonomike. Këto do të varen pjesërisht nga sa

shpejt do të vihet nën kontroll virusi, por gjithashtu edhe se sa të thella do të jenë plagët, veçanërisht, ndikimi i papunësisë, borxhit të madh, rritjes së varfërisë, ndërprerjes së arsimit etj. Ekonomia botërore dhe shumica e ekonomive individuale,do të rriten ndoshta më pak, dhe popujt do të jenë më të varfër se sa do të ishin në rrethana të tjera.

Së treti,struktura e ekonomive. A do të rikthehemi në gjendjen e punëve para Covid-19, apo ne do të ndalojmë së udhëtuari,si dhe do të shmangim punën nga zyra kur nuk është e domosdoshme? Gjasat janë që të ndodhin që të dyja. Udhëtimet do të rinisin, por mund të mos rikthehen shpejt në nivelin që ishin para shfaqjes së Covid. Ne kemi hyrë në një botë të re të angazhimit virtual,të cilën do ta braktisim. Kjo do të ndryshojë disa modele të të jetuarit dhe të punuarit.

Së katërti,roli i zgjeruar i teknologjisë. Kjo prirje nuk do të ndryshojë. Njëherazi, gjigantët e teknologjisë e kanë forcuar fokusimin e tyre për një ndikim më të madh. Ndërkaq ka të ngjarë të rritet presioni për të disiplinuar monopolet dhe për të rritur konkurrencën, veçanërisht në sektorin e teknologjisë.

Së pesti, roli i zgjeruar i qeverisë. Krizat e mëdha priren të shkaktojnë një ndryshim të shpejtë të rolit të qeverisë. Më i rëndësishëm është presioni për të “ndërtuar më mirë”. Pra, qeveritë ka të ngjarë të jenë përgjithmonë më ndërhyrëse sesa para pandemisë?

Së gjashti, ndërhyrjet lehtësuese. Bankat Qendrore janë zotuar të “ulin për një kohë të gjatë” normat e interesit. Në këto kushte, qeveritë do të ishin në gjendje të menaxhonin më mirë borxhet e tyre, dhe të ndihmojnë në menaxhimin e ristrukturimit të borxheve që u detyrohen të tjerëve. Në një moment, defiçitet fiskale do të duhet të zvogëlohen. Duke pasur parasysh presionet për shpenzime, kjo ka të ngjarë të nënkuptojë vendosjen e taksave më të larta, sidomos për më të pasurit.

Së shtati, efekti mbi politikën e brendshme. Disa vende kanë shfaqur reagime efektive ndaj krizës, ndërsa të tjerët jo. Nëse një vend është demokratik apo jo, kjo gjë nuk ka bërë diferencën. Demagogët populistë, si Zhair Bolsonaro, Boris Xhonson dhe Donald Trump, kanë reaguar keq. Kjo mund të imponojë një ndryshim kundër politikës së tyre “të performancës’.

Së teti, ndikimi tek marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo është një krizë realisht globale, e cila mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm përmes një bashkëpunimin global. Por prirja në drejtim të unilateralizmit dhe konfliktit ndërkombëtar,ështëpërforcuar jo pak nga pandemia. Dhe ka shanse që situata tani të përkeqësohet, veçanërisht midis SHBA-së dhe Kinës.

Së nënti, e ardhmja e globalizimit. Globalizimi i mallrave, ishte ngadalësuar që pas krizës financiare të vitit 2008. Ka të ngjarë që ai të ngadalësohet edhe më tej në periudhën post-Covid-19. Sistemi shumëpalësh ka të ngjarë të degradojë më tej, sidomos Organizata Botërore e Tregtisë, në një kohë që edhe mosmarrëveshjet tregtare midis Perëndimit dhe Kinës nuk do të mund të zgjidhen. Njëkohësisht, ka të ngjarë të përshpejtohet globalizimi virtual.

Së fundmi, menaxhimi i të drejtave globale. Në lidhje me këtë aspekt, Covid-19 është një shpatë me dy presa. Njëra anë është dëshira e shtuar për t’i bërë gjërat më mirë, jo vetëm brenda vendit, por edhe globalisht, veçanërisht mbi klimën.

Tjetra është legjitimiteti i zvogëluar i marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht në SHBA, vend që është tërhequr nga Marrëveshja e Klimës së Parisit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Covid-19 përbën një tronditje e thellë. Ai pason përçarjen e madhe të shkaktuar nga kriza globale financiare vetëm 12 vjet më parë. E sigurt është se ajo do të sjellë pasoja të mëdha afatgjata mbi biznesin, ekonominë, politikën e brendshme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Shumëçka do të ndryshojë. Ne mund të hipotetizojmë disa prej tyre. Por shumë gjëra të tjera mbeten të pasigurta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!