MENU
klinika

Opinion nga CNN

Si Trump ‘theu’ politikën

08.11.2020 - 16:42

Zgjedhjet e së martës provuan diçka përtej çdo hije dyshimi: Trump ka thyer politikën moderne. Ose, për t’u shprehur më qartë: Trump ka prishur mënyrën sesi ne anketojmë, analizojmë dhe parashikojmë rezultatet e zgjedhjeve.

Duke shkuar në Ditën e Zgjedhjeve, çdo copë provash në dispozicion sugjeruan që Trump do të humbte bindshëm, nga ish Nënpresidenti Joe Biden. Ai ishte prapa në mesataren e sondazheve në pothuajse çdo shtet vendimtar. Parashikuesit profesionalë të fushatave ishin unanimë: Këto zgjedhje Biden do hyjë në histori duke mundur bindshëm Trump.

E megjithatë, nuk ndodhi kështu. Dhe kjo nuk është hera e parë që nuk shohim parashikimet të bëhen realitet. Në vitin 2016, shumica e sondazheve sugjeruan që Hillary Clinton ishte në rrugën e saj për një fitore të rehatshme, në mos dërrmuese. Qartazi, kjo nuk ndodhi.

Një humbje është një anomali e mundshme, një defekt në matricë. Por dy zgjedhje të njëpasnjëshme në të cilat Trump tejkaloi sondazhet parazgjedhore dëshmojnë se ka gabime ne mënyrën sesi ne realizojmë sondazhet dhe mbulojmë zgjedhjet.

Cilat janë problemet?

Sondazhet duket se janë treguar joadekuate në pasqyrimin e saktë të koalicionit Trump. A është kjo për shkak të fenomenit “votuesit e turpshëm të Trump”, të cilët deklarojnë në sondazhe se nuk do e votojnë, por ditën e zgjedhjeve e mbështesin; apo ndonjë çështje tjetër më teknike rreth mënyrës se si janë vendosur mostrat, dhe sa mirë ato pasqyrojnë realitetet aktuale politike në vend – mbetet për t’u parë. Por është jashtëzakonisht e qartë se sondazhet politike kanë disa problematika shumë reale që duhet të adresohen.

Përveç sondazheve, është e qartë se metrikat e tjera tradicionale të përdorura nga parashikuesit politikë gjithashtu po dështojnë (ose kanë dështuar tashmë). Paratë e mbledhura dhe të shpenzuara – veçanërisht për reklama televizive – në një garë presidenciale mund të mos jenë më një tregues i mirë, për shembull. Biden e tejkaloi në mënyrë drastike Trumpin (ashtu si Clinton e tejkaloi në 2016) dhe megjithatë gara në të dyja rastet ishte shumë më e ngushtë sesa parashikimet.

Pastaj vjen çështja e mbështetjes që reporterët politikë bëjnë në Twitter, duke përcaktuar kështu një opinion që, edhe pse thuhet më shumë, jo domosdoshmërisht është më i vërtetë. Twitteri, por dhe rrjete të tjera sociale, ku mbështetësit liberalë kanë më shumë vend, ndikon në supozimet që bëhen për zgjedhjet – dhe kornizat përmes të cilave mbulohet gara.

Normalisht ekzistojnë edhe problematika të tjera. Ajo që ka treguar Trump dhe zgjedhjet ku ai ka marrë pjesë, është se ka të meta themelore në mënyrën si zgjedhjet presidenciale raportohen dhe analizohen.