MENU
klinika

Rendi i ditës

Sot seanca plenare, shqyrtohet në parim projektligji ‘Për buxhetin e vitit 2021’

05.11.2020 - 09:15

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të shqyrtohet në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Për këtë projektbuxhet do të shprehen sot relatori Anastas Angjeli, Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat dhe të gjitha Komisionet e tjera parlamentare për dhënie mendimi.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2020

2.Njoftim i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

3.Projektligji ‘Për buxhetin e vitit 2021”. (Shqyrtimi në parim).

4.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

5.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

6.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!