MENU
klinika

Lajm i mirë në Britani

Spitalet po përgatiten, vaksina mund të jetë gati brenda tre javësh!

09.11.2020 - 12:06

Në Britani, duket se vaksina kundër COVID-19 do të jetë gati më shpejt seç pritej. Spitaleve në vend po ju thuhet të përgatiten ndërkohë që NHS, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani, planifikon që të parët që do ta marrin vaksinën, do të jenë personat më “vunerabël”, shkruan gazeta e famshme britanike The Sun.

Sipas burimeve, kreu i St Thomas’ NHS Foundation Trust, Jon Findlay ka thënë që vaksina do të jetë gati para fundit të muajit.

Prioritet do t’iu jepet njerëzve në shtëpitë e kujdesiy social, atyre mbi 80 vjeç dhe të gjithë punonjësve në frontin e parë të luftës, raporton The Sun.

Megjithatë, vaksina nuk do t’iu jepet personave që kanë bërë vaksinën e gripit 7 ditët e fundit.

Nëse deklarohet si vaksinë e sigurt, 14 milionë doza do të jenë gati para fundit të vitit, sipas kreut të “Task-Forcës së Vaksinës”, Kate Bingham.
Doktorëve iu është thënë që do të marrin 12.58 paund, për çdo dozë vaksine që ju bëjnë pacientëve, shkruan The Sun.
Megjithatë, ata do të punojnë 12 orë në ditë, shtatë ditë të javës, nëse vaksinës i jepet “drita jeshile”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!