MENU
klinika

"Goditja më e fortë për demokracinë"

Thirrja e Trump për të ndalur numërimin e votave

04.11.2020 - 19:14

Kërkesa e Presidentit Donald Trump për ndalimin e numërimit të votave në një proces zgjedhor që është ende i pavendosur mund të ketë qenë ndër sulmet e tij më të rrezikshme në institucionet e demokracisë.

Trump u shfaq në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë herët në mëngjes të mërkurën duke pretenduar në mënyrë të rreme se ai tashmë kishte mundur demokratin, Joe Biden dhe zgjedhjet, i ishin vjedhur atij në një akt masiv mashtrimi.

Ai u zotua të sfidonte Gjykatën e Lartë dhe deklaroi se ai tashmë kishte fituar shtete që ende numëronin votat, duke përfshirë, Georgian, Carolina e Veriut dhe Pennsylvaninë.

Zgjedhjet ende nuk janë fituar, dhe Presidenti, aktual Trump dhe ish Zv/presidenti Biden, janë ende në një betejë të ngushtë mes tyre ndërsa në shtetet vendimtare ka me miliona vota ende të panumëruara.

Vërejtjet e Trump në thelb janë të barasvlefshme me një kërkesë që votat legjitime të hedhura nga qytetarët amerikanë nuk janë regjistruar në një akt historik. Dhe këto qëndrime afruan makthin kushtetues për të cilin shumë tremben që kur Trump filloi të njollosë zgjedhjet muaj më parë duke aluduar për manipulim.

Qëndrimi i tij ishte gjithashtu i dukshëm sepse erdhi në një moment të një tensioni të madh në një komb thellësisht të përçarë një kohë kur një president, pritet të thërrasë për qetësi.

Komentet e Trump ishin veçanërisht të dukshme pasi që duket se Presidenti ka një shans të mirë për të fituar shtete të shquara në Pensilvani, Wisconsin, Georgia, Carolina e Veriut dhe Michigan, të cilat mund t’i japin atij një mandat të dytë. Dhe nënkuptimi i vërejtjeve të tij autoritare ishte se Presidenti dëshiron që numërimi i votave të ndalet në ato shtete, por të vazhdojë në Arizona, ku ndjek Biden.

Ato ishin gjithashtu një shenjë paralajmëruese e llojit të sjelljes që mund të pritej në një mandat të dytë nga një President i cili i ka mbijetuar fajësimit dhe mund të shkojë drejt një mandati të ri që ai do ta konsideronte si një vërtetim të sjelljes së tij shkatërruese të normave. Në disa mënyra, reagimi agresiv i Trump ndaj një nate tensioni “që kafshon thonjtë” ndërsa të gjithë janë në pritje të një rezultati akoma për tu vendosur mund të marrë gjithashtu shkëlqimin nga ajo që do të ishte një arritje mahnitëse politike nëse ai rizgjidhet, pavarësisht pritshmërive që menaxhimi prej tij i pandemisë do të bënte që vendi të kthehej kundër tij.

“Miliona dhe miliona njerëz votuan për mua,” tha Trump. “Një grup i dëshpëruar njerëzish po përpiqen të heqin të drejtën e votimit nga votuesit.”

Trump është i zemëruar që qindra mijëra posta dhe vota të hershme, të hedhura në mënyrë disproporcionale nga demokratët janë ende duke u numëruar, duke lënë të hapur mundësinë që Biden të sfidojë drejtimet e Trump në perëndim. Por votimi në këto zona u bë në një mënyrë që është po aq legjitime sa fletëvotimet që u depozituan nga votuesit që paraqiteshin në zonat e tyre në mënyrë tradicionale.

“Ne po përgatiteshim për një festë të madhe. Ne po fitonim gjithçka. Dhe krejt papritur kjo u anulua,” tha Trump. “Ky është një mashtrim ndaj publikut amerikan. Ky është një problem për vendin tonë.”

“Sinqerisht, ne i fituam këto zgjedhje,” tha ai, megjithë miliona vota ende të panumëruara.

Presidenti bëri deklaratën e tij televizive pasi kundërshtari i tij tha se të gjitha votat duhet të numërohen.

“Nuk është as detyra ime as e Trump të përcaktojmë kush i fiton këto zgjedhje,” i tha, Biden turmës në Wilmington, Delaware.

Gjatë gjithë presidencës së tij, Trump vazhdimisht ka sulmuar institucionet që kanë mbështetur qeverinë Amerikane për dekada. Ai ka sulmuar gjyqësorin, shërbimet e inteligjencës dhe e bëri të qartë për shembull se ai beson se Departamenti i Drejtësisë duhet të jetë besnik ndaj tij më shumë sesa ndaj ligjit. Ai madje ka thënë se si president ka fuqi absolute sipas Kushtetutës për të bërë çfarë të dojë.

“Unë kam një artikull ose dy ku kam të drejtë të bëj çfarë të dua si President,” deklaroi Trump vitin e kaluar.

Votime të kryera në mënyrë të rregullt”

Nuk ishte menjëherë e qartë mbi cilat arsye Trump planifikoi të kërkonte që Gjykata e Lartë të ndërhynte në zgjedhje sepse, deri më tani, ai nuk ka siguruar prova për ndonjë parregullsi në procesin e votimit.

“Këto janë vota të hedhura në mënyrë legjitime,” tha Benjamin Ginsberg, një avokat i zgjedhjeve republikane për një kohë të gjatë, për Jake Tapper të CNN.

“Dhe që një president të thotë se do të heqim të drejtën e votimit nga ato vota të hedhura ligjërisht, me të vërtetë është e jashtëzakonshme.”

Deklarata e Presidentit nxiti një përgjigje nga menaxherja e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon.

“Ishte e egër sepse është një përpjekje e pastër për të hequr të drejtat demokratike të qytetarëve amerikanë,” tha ajo në një deklaratë me shkrim.

“Numërimi nuk do të ndalet.”

Dhe ish-guvernatori i New Jersey dhe aleati i parë i Trump, Chris Christie shprehu mosdakordësi me komentet e mbrëmjes së zgjedhjeve nga Trump që deklaroi fitoren para kohe dhe duke sulmuar përpjekjet e ligjshme të numërimit të votave. Christie tha se Trump “ndodhet nën besimin e tij të madh”. Ndërsa theksoi se votimi duhet të vijojë dhe se nuk duhet të ndalet deri sa të dalë rezultati.

Përkthyer dhe përshtatur nga: cnn/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN