MENU
klinika

Nga CNN

Trump pranon largimin nga Shtëpia e Bardhë!

28.11.2020 - 10:23

Presidenti Donald Trump më në fund konfirmoi të Enjten se ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar pas javësh zhytjes së Amerikës në një periudhë të errët pasigurie ku fati i demokracisë nganjëherë dukej se varej nga një fije –peri por injoroi sfidat me të cilat pasardhësi i tij po përballet ndërsa largohet.

“Do të jetë shumë e vështirë për t’u pranuar,” u tha Trump gazetarëve të enjten në mbrëmje në Dhomën e Pritjes Diplomatike ku ai përsëriti pretendimet e “mashtrimit masiv” dhe tha se nëse Kolegji Zgjedhor shpall Biden fitues do “bëjnë gabim.”

Ballafaqimi i Trump me gazetarët pas një telefonate me anëtarët e shërbimit amerikan nuk arriti asnjë rezultat. Ai vazhdoi të fliste në lidhje me mashtrimet zgjedhore, refuzoi të thoshte nëse do të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe hodhi aspirata të rrezikshme në sistemin zgjedhor në Xhorxhia- një shtet ku ai humbi, por planifikon të bëjë fushatë muajin tjetër për dy senatorë republikanë që përballen me balotazhet që do të përcaktojnë kontrollin e senatit amerikan.

Më e rëndësishmja, ai vazhdoi të insistonte se SHBA po mposhtte pandeminë por pranoi se virusi do të zhduket vityin e ardshëm duke u thënë reporterëve të mos “lejojnë që Joe Biden të marrë kredi” për zhvillimin e vaksinave të koronavirusit “sepse për zhvillimin e vaksinave punova unë’’.

Vërejtjet menjëherë pasqyruan narcizmin befasues të Presidentit dhe paaftësinë e tij për t’u përballur me ankthin dhe dhimbjen financiare që kaq shumë amerikanë po përballen këtë javë me vështirësi të larta ekonomike ndërsa spitalet janë mbushur përtej kapacitetit.

Presidenti i zgjedhur u përpoq të ngushëllonte amerikanët e lodhur me një mesazh shpresëdhënës të ditës së Falënderimeve këtë javë, duke premtuar se ky “sezon i zymtë i ndarjes” së shpejti do t’i linte vendin një viti dritë dhe uniteti. Por përveç lajmeve inkurajuese në lidhje me efektivitetin e vaksinave në zhvillim, lajmet në këto javë të trazuara që nga zgjedhjet kanë treguar kryesisht për sfidat e panumërta me të cilat po përballet Biden – nga miliona amerikanë që do të rrëzohen në një dëm financiar për shkak të papunësisë në kompleksitetin me të cilin ai do përballet në zhvillimin e një plani shpërndarjeje për vaksinën e koronavirusit dhe më pas të bindë amerikanët skeptikë për ta marrë atë.

Megjithëse më shumë se 20 milion amerikanë ishin ende duke marrë një formë të përfitimeve të papunësisë në fillim të nëntorit dhe 778,000 të tjerë paraqitën kërkesa për herë të parë si të papunë javën e kaluar, sipas një raporti të ri të Departamentit të Punës, udhëheqësit republikanë dhe demokratë në Kongres kanë rezultuar të paaftë për të negociuar mes tyre për një paketë tjetër lehtësimi.

Ata kanë mbetur të ndarë përgjatë atyre linjave partiake edhe pse përfitimet e pandemisë emergjente të miratuara nga Kongresi në Mars pritet të skadojnë më 26 Dhjetor për rreth 7.3 milion punëtorë.

Kompania Walt Disney sapo njoftoi se do të pushojë nga puna 32,000 punonjës vitin e ardhshëm. Pamundësia e udhëheqësve për të punuar së bashku në Uashington po ndjehet keq nga pronarët e bizneseve të vogla.

Biden u bëri thirrje anëtarëve të Kongresit të “bashkohen” dhe të kalojnë një paketë lehtësimi Covid si Heroes Act, paketa në krye të 2 trilionë dollarëve që kaloi në Mars.

Por edhe kur Shtëpia e Bardhë e Trump ishte e angazhuar në këtë çështje republikanët nuk pranuan paketën që demokratët po propozonin. Megjithëse Udhëheqësi i shumicës Mitch McConnell sinjalizoi këtë javë se ai do të ishte i hapur për “një projekt-ligj” diku në intervalin e gjysmë trilioni, Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi deri më tani nuk ka qenë e gatshme të ndryshojë mendim duke insistuar për një shumë më të vogël.

Në tetor, departamentet shëndetësore dhe zyrtarët që do të menaxhojnë shpërndarjen e vaksinës i thanë Pelosi, McConnell dhe udhëheqësve të tjerë të lartë të Kongresit në një letër se do t’ju duhen $ 8.4 miliardë për të shpërndarë vaksinën Covid-19 në paketën e ardhshme të financimit shtesë të urgjencës për paketën e pandemisë. Shumë shtete të varfra kanë hartuar planet e tyre të shpërndarjes së vaksinave kryesisht pa ditur se si do të mbulojnë kostot e larta.

Shifra prej 8.4 miliardë dollarësh do të mbulonte rekrutimin dhe trajnimin e punëtorëve, modernizimin e të dhënave, menaxhimin e zinxhirit të furnizimit për të transportuar në mënyrë të sigurt vaksina të caktuara në temperatura të ulëta dhe para për të luftuar dezinformimin rreth vaksinave, ndër kostot e tjera.

Ekspertët shpresojnë që njoftimet nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna se vaksinat e tyre janë më shumë se 90% efektive do të ndihmojnë në adresimin e skepticizmit të vaksinave.

Mosbesimi ndaj vaksinave është edhe më i thellë në komunitetet e Zeza dhe Latine që janë dëmtuar në mënyrë disproporcionale nga virusi – duke treguar nevojën e menjëhershme që Kongresi të vërë fonde në dispozicion për një fushatë edukimi të popullsisë.

Dr. Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjes infektive të vendit, vuri në dukje se “komuniteti Afrikano-Amerikan dhe në një farë mase komuniteti Latin është trajtuar në një mënyrë që ka qenë e turpshme historikisht duke u kthyer pas në dekada më parë.”

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN / F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN