MENU
klinika

Lidhur me kampet e përqëndrimit

Ujgurët: Kina hedh poshtë kritikat e Papës si ‘të pabazuara’

25.11.2020 - 09:32

Pekini ka hedhur poshtë kritikat e Papa Françeskut për mënyrën si ajo trajton pakicën e Ujgurëve myslimane të Kinës në Xinjiang.

Ky reagim erdhi pasi kreu i Kishës Katolike Romake u bashkua me një grup në rritje të zërave ndërkombëtarë, duke përshkruar Ujgurët si “të persekutuar” në një libër të ri.

Besohet se qeveria kineze ka arrestuar deri në një milion Ujgurë në ato që shteti i përcakton si “kampe të riedukimit”.

Ministria e jashtme e Kinës tha se vërejtjet e Papës ishin “të pabazuara”.

Në librin e tij “Na lejoni të ëndërrojme: Rruga drejt një të ardhme më të mire”, Papa Françesku shkruan se “Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët e varfër dhe Jezidin”.

Është hera e parë që ai përmend Ujgurët në atë kontekst.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian u përgjigj duke thënë se Pekini “gjithmonë ka mbrojtur të drejtat ligjore të pakicave etnike në mënyrë të barabartë”.

Pekini besohet të ketë arrestuar më shumë se një milion njerëz nga Xinjiang në vitet e fundit, duke përmendur terrorizmin dhe rreziqet e sigurisë.

Është pohuar gjithashtu se ata po i detyrojnë gratë Ujgure të sterilizohen ose të pajisen me pajisje kontraceptive, me sa duket për të kontrolluar rritjen e popullsisë dhe për të mos lejuar as shtimin e kësaj popullsie.

Kina fillimisht mohoi ekzistencën e kampeve, para se të thoshte se vendet e internimit ofrojnë trajnim dhe arsimim për punë.

Ndërsa kritikat për trajtimin që ata po u bëjnë ujgurëve kanë ardhur edhe nga shete të tjera apo edhe nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Përkthyer dhe përshtatur nga bbc/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kinezët i quajnë "qendra arsimore"...

Jo vetëm 1! Kina po ndërton rreth 400 kampe internimi