Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka përkujtuar dhjetë vjetorin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me zonën Shengen.
Soreca shprehet se është i lumtur që BE ka kontribuar në këtë ngjarje historike për shqiptarët, teksa kujton momentet e kalimit të shqiptarëve të parë drejt Brukselit pa viza.
” I nderuar që kam kontribuar në liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë 10 vjet më parë. Emocionet e shqiptarëve të rinj dhe të moshuar që hyjnë në Bashkimin Evropian për herë të parë pa vizë do të qëndrojnë gjithmonë në kujtesën time. Pasi të kapërcehet pandemia, të gjithë qytetarët do të përfitojnë plotësisht përsëri nga udhëtimi falas”, shkruan Soreca.
Më herët, 10 vjetorin e liberalizimit të vizave e kujtoi edhe Presidenti Meta i cili shkruan se është koha të mbrojmë këtë arritje të madhe dhe të bëjmë realitet anëtarësimin në BE.
10 vjetorin e liberalizimit të vizave e kujtoi edhe Presidenti Meta i cili shkruan se është koha të mbrojmë këtë arritje të madhe dhe të bëjmë realitet anëtarësimin në BE.
“Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian. Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian”, shkruan Meta.