MENU
klinika

Roli i Policisë së Shtetit ditën e zgjedhjeve

Celibashi: Ja rastet kur uniformat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit!

30.12.2020 - 11:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar sot projektvendimin për përfshirjen e policisë së shtetit ditën e votimit.

Komisioneri, Ilirjan Celibashi ka prezantuar pr/vendimin, ku tregohet qartë roli i policisë dhe rastet kur unifromat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit.

Celibashi tha se do të krijohet edhe një regjistër me veprat penale, që do t’i bëhet e ditur KQZ dhe ky regjistër do të mbahet nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

“Projekt vendimi parashikon formën dhe dokumentin e identifikimit të punonjësit të policisë së shtetit.

Detyrimin e drejtorit të policisë që me urdhër të veçante të përcaktojë llojin e armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajnë punonjësit e policisë së shtetit.

Detyrimi për policinë e shtetit që të përcaktoje planin e masave. Parashikohet instruktimi dhe trajnimi i policisë së shtetit. Ndalimin e angazhimit  të punonjësit të policisë për të përdorur dhe angazhuar me detyra zgjedhore. Janë përcaktuar rregullat për komunikimin dhe bashkërendimin e masave të KZAZ me policinë e shtetit dhe dokumentonim e rasteve.

Ka përcaktuar ky akt një regjistër në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, regjistri i bëhet me dijë KQZ dhe mendohet të mbahet nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Ka përcaktuar detyra për punonjësit e policie në lidhje me shoqërimin e materialeve zgjedhore.

Ka përcaktuar rregullat në lidhje me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë së shtetit në rastin e krimeve të rënda që ndodhin në Qendrën e votimit apo në zyrat ku kryhet veprimtari zgjedhore.

Ka përcaktuar dhe shkeljet dhe sanksionet që lidhen gjatë përmbushjes së detyrave nga ana e policisë së shtetit”, tha Celibashi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!