MENU
klinika

Në fjalimin e saj drejtuar kombit!

Merkel: Viti im i fundit në detyrë, më i vështiri

31.12.2020 - 15:09

Angela Merkel, në fjalimin e saj të Vitit të Ri drejtuar kombit tha se viti 2020 ishte më i vështiri gjatë udhëheqjes së saj 15-vjeçare, megjithatë fillimi i vaksinimeve kundër COVID-19 e bën vitin 2021 një vit shprese.

Merkel, e cila ishte në krye të Gjermaninë dhe Bashkimit Europian përmes krizës financiare të vitit 2008, krizës së borxhit grek një vit më vonë dhe krizës së migrantëve pesë vite më parë, dënoi protestat kundër bllokimeve dhe tha se ajo do të vaksinohej kur vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme.

“Më lejoni t’ju them diçka personale në përfundim: brenda nëntë muajsh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe unë nuk do të kandidoj përsëri”, ka thënë Merkel, e cila është 66 vjeç. “Prandaj, kjo do të jetë hera e fundit do të mbaj një fjalim të Vitit të Ri për ju”.

Ajo shtoi: “Unë mendoj se nuk po e ekzagjeroj kur them se: asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk kemi mbyllur një vit më kaq probleme dhe shqetësime, por kemi shpresa për  vitin e ri që po vjen”.

Mandati i katërt dhe i fundit i Merkel u shënua nga pakënaqësia brenda konservatorëve pas humbjeve në zgjedhjet rajonale të cilat shumë fajësuan vendimin e saj për të mirëpritur më shumë se një milion azilkërkues në 2015.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!