MENU
klinika

Përgjigjet presidenti

“A do e jepni dorëheqjen nëse në 26 prill do jetë prapë ky regjim?”

24.12.2020 - 21:44

Presidenti i vendit tha gjatë një interviste për gazetarin Çim Peka dhe kolegë të tjerë gazetarë se vendi është kapur nga maxhoranca, por do e marrë përgjigjen në 25 prill 2021.

Sa i përket pyetjes nëse do të dorëhiqet nëse nuk ka rotacion në 25 prill, Meta iu shmang duke iu përgjigjur sërish me pyetje gazetarit Çani.

Çani: Do isha kurioz të dija, se po të dëgjosh presidentin të krijohet idea se jetojmë në një vend normal demokratik. Unë mendoj që nuk kemi ndonjë dallim nga afrikanët përveç ngjyrës së lëkurës. Kur ka në plan të ndryshojë analizën e tij ndaj problemevet të mëdha që ka vendi? Ai flet sikur jemi në një vend normal, por nuk jemi. Mendoni që jeni njeriu i parë në këtë vend që të krijoni një model ndryshe, se po vahzduat të flisni kështu populli do mendojë që ne kemi vetëm diagnozën, por si do zgjidhet kjo gjë?

Meta: Kam përshtypjen që jeni të zhgënjyer nga toni im i qetë. Unë kam thënë si president të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Këtu ka krizë legjitimiteti, sigurisht që nuk jetojmë në një vend normal e 100% demokratik. Shumë institucione janë kapur. Modeli im ka qenë i qartë. Jam presidenti, do mbështes kushtetutën.

Çani: Jeni vetëm…

Meta: Asnjëherë s’e kam ndjerë veten vetëm, e patë në 2 mars. Dhe po të isha vetëm do e vazhdoja këtë betejë.

Çani: A do e jepni dorëheqjen nëse në 26 prill do jetë prapë ky regjim?

Meta: O Çani ju nuk keni besim fare te populli shqiptar. Populli ka kaluar shumë beteja dhe sfida të rëndësishme, do e kalojë dhe këtë.

Abilekaj: Vitin tjetër me shumë shpresë do ndërtohet tërësisht GJK. Nëpërmjet GJK me 9 anëtarë mund të dalë dhe presidenti jashtë loje, pasi një dekret i juaji do dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe mund të rrrëzohet.

Meta: Ne vitin tjetër kemi një problem kryesor. Çdo gjë lidhet me 25 prillin tani e në të ardhmen. Për të gjitha institucionet. Parlamenti i ardhshëm jam i bindur që do të ketë legjitimitetin e plotë për çdo çështje. Gjithmonë në respekt të 140 votave.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!