MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është e mundur të sëmuremi me grip dhe Covid në të njëjtën kohë?

15.12.2020 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:A është e mundur të sëmuremi me grip dhe Covid në të njëjtën kohë?

Mjeku: Një infeksion koronavirus-grip është i mundur sepse të dy viruset lidhen në pjesë të ndryshme të trupit. Ata nuk po “garojnë” me njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për të infektuar qelizat tona.

Zakonisht, kur viruset dëmtojnë zona të ndryshme të organizmit, pasojat janë më të rënda. Specialistët thonë se këta njerëz janë më të sëmurë se të tjerët dhe u duhet më shumë kohë për t’u shëruar. Gripi mund të dëmtojë trupin në mënyrë të ngjashme me Covid-19: të dy shkaktojnë uljen e niveleve të oksigjenit në gjak, probleme me frymëmarrjen dhe inflamacion.

Rreziku pritet të jetë më i madh në mesin e njerëzve më të ndjeshëm ndaj secilit virus – siç janë të moshuarit dhe njerëzit me probleme themelore shëndetësore si mbipesha, kanceri dhe sëmundjet e mushkërive.

Përgjigjja imune mund të mos funksionojë për të dy, ose të mos jetë e mjaftueshme. Përgjigjja për njërin virus mund të mos jetë e duhura për tjetrin, gjë që i bën simptomat e sëmundjeve më agresive.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.