MENU
klinika

"Nuk është se këtë detyrë..."

A jeni penduar që morët detyrën e presidentit? Ja si përgjigjet Meta

12.12.2020 - 10:21

Presidenti Ilir Meta u pyet gjatë një takimi online të Këshillit Rinor të Ballkanit nëse është penduar që e ka marrë detyrën e presidentit. Kreu i shtetit tha se: “absolutisht nuk jam penduar”, duke shtuar se përpiqet ta bëjë këtë detyrë me përgjegjshmëri maksimale.

Presidenti hodhi një vështrim pas në kohë, duke deklaruar se ndryshimi i sistemit në Shqipëri erdhi nga shpirti guximtar i të rinjve dhe jo nga prindërit e tyre.

Pyetje: A jeni bëri pishman për marrjen e kësaj detyre të Presidentit të Republikës? A do të ishte më i mirë kontributi juaj në ekzekutiv apo në krye të LSI?

Meta: Së pari të jeni të sigurt që unë jam natyrë energjike dhe luftarake, edhe rinore. Aq sa kur erdhi 8 dhjetori nuk po më besohej që 30 vjet më parë unë kisha qenë më i ri seç është djali im sot. Pata si ditë reflektimi, u binda që nëse do kishim pritur nga prindërit tanë për një ndryshim regjimi, ky ndryshim kurrë nuk do të kishte ndodhur. Kishin një mijë halle. Ndërsa të rinjtë, shpirti i guximit i hedh tutje këto frikëra dhe dilema.

Tani të ndalem te pyetja. Unë nuk është se këtë detyrë nuk kam pranuar i pandërgjegjshëm. Absolutisht nuk jam i penduar. Përpiqem ta bëj me përgjegjshmëri maksimale. Kuptohet me një situatë me parlament njëpartiak, gjykatë kushtetuese, që e kanë bërë jo funksional shtetin e së drejtës, dhe ka shtuar këto probleme që ne po flasim sot për të rinjtë. Ju jap fjalën që do vazhdoj të mbetem gjithmonë i ri, do mbetem luftarak për të luftuar për çështje të drejta dhe që i krijojnë një perspektivë më të mirë të rinjve. Nuk jam penduar asnjëherë, duhet t’i trefishojmë përpjekjet në këtë drejtim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga mungesa e financimeve për trajtimin spitalor, tek papunësia!

Arsyet që Presidenti Meta ktheu në Kuvend ‘Buxhetin 2021’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!