MENU
klinika

Në Prishtinë tubim për Klodian Rashën

Albin Kurti: Shqipëria ka plot njerëz të ndershëm, u duhet vetëm të…

15.12.2020 - 20:47

Edhe në Prishtinë po kërkohet drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë në Tiranë nga Policia, Klodian Rasha.

Është organizata studentore “SKV”, ajo që ka ndezur qirinjë sot para ambasadës së Shqipërisë në Prishtiënë, në kërkim të drejtësisë për Rashën.

Sipas SKV-së, për këtë rast përveç përgjegjësisë penale, duhet edhe përgjegjësi politike. Ndërkohë edhe kreu i VV, Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e 25 vjeçarit.

Postimi i Albin Kurtit

Ngushëllime familjes e shoqërisë, dhe mbarë të rinjve shqiptarë, për Klodian Rashën, 25 vjeçarin të cilit ia morën jetën në rrugicën pranë shtëpisë së tij.

I kam ndjekur me vëmendje nga mediat protestat dhe e kam ndjerë edhe në Prishtinë revoltën e të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë. Thirrja “Drejtësi për Klodianin” ka bërë jehonë kudo mes shqiptarëve.

Ata që janë në majë të pushtetit politik e shtetëror, biznesor e mediatik, tash e kanë momentin e fundit që të kuptojnë se shumëçka që është bërë gabim deri më sot, ka prodhuar zhgënjim të madh.

Janë zhgënjyer qytetarët tanë, rinia jonë, siç janë zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve.

Revolta rinore mund të mos ketë patur fjalime të sofistikuara mirëpo ajo foli e po flet qartë. Bashkë me fenomenin tjetër, emigrimin masiv, këto revolta po japin mesazhin se shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë më me këtë lloj sistemi politik dhe ekonomik korruptiv, që shkakton padrejtësi, pabarazi e prapambetje.

Edhe në Kosovë jemi në të njëjtën pikë, por këtu ende nuk po shpërthen revolta, sepse është edhe një shpresë. Atë shpresë nuk do ta lëmë pa e bërë realitet.

Sigurisht, me angazhimin e shqiptarëve, e sidomos të rinjve, edhe në Shqipëri do të mundësohet rikthimi i shpresës, e ndryshimi i rrugës, larg korrupsionit dhe drejt zhvillimit. Shqipëria ka plot njerëz të ndershëm, të aftë e të palodhur, që u qan zemra për ta parë vendin e vet mirë, me demokraci e drejtësi. U duhet vetëm të nisin të organizohen e të strukturohen, për t’i kapërcyer pengesat e vjetra, dhe kam bindjen që shpejt do të ndodhë edhe ajo.

Drejtësi për Klodianin do të thotë drejtësi e demokraci e mirëfilltë për Shqipërinë.

Komunikata e plotë nga SKV:

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentë ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic i uniformuar e në orar të punës, si dhe u shpreh solidaritet për reagimin qytetar në kërkim të drejtësisë për vrasjen e këtij të riu 25 vjeçar.

Të rinjtë po mbesin shpesh mes dy opsionesh dhune: të lëshojnë vendin ose të përballen me dhunën e pabarazisë dhe eliminimin nga vetë institucionet shtetërore. Këtë e gjeti edhe të riun nga Tirana, Klodian Rashën. Për këtë vrasje nga uniformat, që për nga natyra e punës duhet të ofrojnë siguri, duhet të mbahet përgjegjësi e plotë penale dhe politike, përfshirë hetimi mbi tentativën për mashtrim e manipulim të së vërtetës. Çka në fakt po ndodh është vazhdim i dhunës për qytetarët të cilët kanë ngritur zërin në kërkim të drejtësisë. Të rinjtë e të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë që të ndërtojnë një alternativë përtej dy opsioneve të dhunës që ofron sistemi.

Lëvizja Studentore STUDIM KRITIKË VEPRIM i bashkohet thirrjes “Drejtësi për Klodianin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dhuna nuk është kurrë zgjidhje”

Fjoralba Ponari reagon pas protestës për Klodian Rashën

“Zemërim dhe gaz lotsjellës në Tiranë”

DW: Dorëheqja e ministrit Lleshaj erdhi menjëherë pas…


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!