MENU
klinika

Premtimi në takimin me Vjosa Osmanin

Basha: Jam nip Kosove dhe sapo të bëhem kryeministër do të…

18.12.2020 - 11:58

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për mediat, së bashku me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së saj, Osmani u shpreh se nuk ka nevojë që ta ekzagjerojmë gjenocidin serb në Kosovë, sepse edhe aq sa është realisht është i tmerrshëm.

Ajo ka falënderuar Bashën për mbështetjen dhe përkrahjen në sfidat e Kosovës.

Sipas Osmanit Shqipëria duhet të bëhet vendi i dytë pas Kosovës që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Ajo thekson se pa u vendosur drejtësia për luftën e UÇK-së, Ballkani sipas saj nuk do të jetë në paqe.

“Si kryetare e Kuvendit dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentit është detyra ime parësore që të paraqes kërkesat legjitime të qytetarëve të Kosovës, të kërkoj atë që ata e kërkojnë natyrshëm, bashkëpunimin e sinqertë, të mos ketë barrierë apo keqkuptim, të punojnë të gjithë bashkërisht, Të mos harrojmë që jemi shqiptarë. Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë të punojmë bashkërisht që flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të valëviten në institucione ndërkombëtare. Jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane por jemi një shpirt i pamposhtur dhe si të tillë duhet të punojmë para botës.  Shqipëria të jetë shteti i dytë pas Kosovës që të dënojë gjenocidin serb, kjo nuk duhet ta hasë në vonesë dhe pikëpyetje.

Është e domosdoshme që sa i përket krimeve të llahtarshme që Serbia ka kryer në Kosovë t’i dënojmë bashkërisht dhe me një zë të qartë dhe pas asnjë pikëpyetje. Në të vërtetë nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovës.  Ne jemi gjallë si popull, i kemi shpëtuar këtij qëllimi për shkak të luftës së drejtë që ka bërë UÇK, por edhe për shkak se Shqipëria na ka qëndruar në krah, por edhe për shkak se fuqitë më të mëdha botërore ishin dhe janë me ne.  Ashtu si në të kaluarën të veprojmë dhe të flasim me një zë edhe më të fuqishëm tani.  Serbia po tenton ta falsifikojë historinë, e cila ka ndodhur në sy të gjithë botës. Ne nuk e kemi nevojë ta ekzagjerojmë atë që ka ndodhur sepse ashtu siç ndodhi ishte e paimagjinueshme nga një njeri normal”,- tha Osmani.

Kryetari i PD tha se sapo të bëhet kryeministër i Shqipërisë do vazhdojë të mbështesë fuqishëm dialogun Serbi-Kosovë.

Ai siguroi se ka si qëllim njohjen e ndërsjelltë të shteteve dhe hapjen e rrugës së integrimit evropian.

“Dhe kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam, tek nevoja për të eliminuar barrierat zyrtare dhe jozyrtare që vazhdojnë të pengojnë integrimin ekonomik midis dy vendeve dhe një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit dhe asnjë pengesë tarifore.

Ky është minimumi natyrisht duke pasur parasysh gjendjen e dy vendeve tona dhe obligimin ndaj të rinje dhe e dimë se  ardhmja ka fytyrën e rinisë së Shqipërisë dhe të Kosovë. Ndaj do të bëjmë gjithçka për të forcuar ekonomitë tona dhe rikthyer shpresën dhe besimin e qytetarëve për të rindërtuar jetën.

Dhe çështja e tretë që diskutuam është se Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha potencialet e lidershipit politik për të luftuar kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Dua të shpreh mirënjohje e thellë për mesazhet e qarta dhe pa ekuivoke të znj. Osmani shprehur edhe gjatë ditës së djeshme dhe të siguroj popullin e Kosovës e si kryetar i opozitës dhe nesër si drejtues dhe nip i Kosovës se duhet ta dini se shumë shpejt do të keni fuqinë e plotë të mendjes së Shqipërisë në krahun e Kosovës”, tha Basha.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!