MENU
klinika

"Moment uniteti"

BE drejt vaksinimit/ Fushata nis, pikëpyetjet mbeten

26.12.2020 - 17:12

Me dritën jeshile që u dha nga autoritetet shëndetësore evropiane, në fillim të javës, fushatat e vaksinimit në të gjithë BE-në fillojnë për çështje orësh, pavarësisht se Hungaria prishi radhët duke administruar vaksinat e para te shtunën.

Më herët, Anglia, SHBA dhe disa vende Amerikano Latine e nisën vaksinimin.

Vetëm një vit pas daljes në skenë të covid 19, antidoti i saj është tani i disponueshëm, por pikëpyetjet janë të shumta…Prodhimi dhe hedhja në treg e një vaksine të re, zakonisht kërkon deri në 10 vite kohë, një periudhë e reduktuar në më pak se një vit për covid 19, falë përshpejtimit të procedurave kërkimore, atyre të prodhimit industrial dhe vlerësimit. Britania e madhe dha dritën jeshile e para, më 2 dhjetor, për vaksinën e Pfizer dhe Biontech.

Që atëherë, dhjetëra e mijëra të moshuar dhe punonjës të shëndetësisë e kanë marrë dozën e parë. Në SHBA, janë autorizuar dy vaksina; ajo e Pfizer dhe Biontech dhe e Modernës.

Në total, 16 shtete dhe bashkimi evropian i kanë dhënë dritën jeshile vaksinës amerikano-gjermane. Nga ana e saj, Rusia nisi vaksinimin më 5 dhjetor, me Sputnik V që është ende në fazën finale të testeve klinike.

Ndërsa autoritetet kineze, i kanë dhënë dritën jeshile për përdorim emergjent disa vaksinave të tyre. Paqartësi mbeten në lidhje me efektet anësore dhe kohëzgjatjes së mbrojtjes që vaksinat ofrojnë? Sidoqoftë, bashkimi evropian, po flet për të ashtuquajturën V Day, ose ditën e fitores; që është kjo e dielë.

“Ne po hapim një kapitull të ri në një vit të vështirë. Sot ishte dita e shpërndarjes dhe nesër vaksinimi fillon në të gjithë BE. Njerëzit në Athinë, Romë, Helsinki, Sofje dhe kryeqytete të tjera, do të fillojnë vaksinimin.

Ky është një moment uniteti dhe një histori evropiane suksesi. Vaksinimi do të na ndihmojë të kthehemi gradualisht në normalitet. Le ta bëjmë 2021 vitin e ringritjes evropiane dhe të shpresës”, tha Von der Leyen.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!