MENU
klinika

Analiza

BE nuk e përballon Turqinë pa ndihmën amerikane!

15.12.2020 - 09:30

Në prag të samitit të fundit të BE në Bruksel, spekulimet ishin të larta se udhëheqësit e BE do të vendosnin sanksione të ashpra kundër Turqisë për aktivitetet e saj të shpimit në Mesdhe.

Tre vende – Greqia, Qiproja dhe Franca – udhëhoqën fushatën për të ndëshkuar Ankaranë për ato që BE i quan “veprime dhe provokime të njëanshme”.

BE: Biseda të vështira, shkop i butë?

Gjuha e BE-së deri më sot ka qenë e qartë dhe e ashpër, por veprimet e saj karshi Ankarasë janë të ndrojtura dhe, në fakt, “të buta”.

Tani për tani, BE është përmbajtur nga masat e ashpra ndëshkuese që prekin sektorë të tërë të ekonomisë turke.

Në vend të kësaj, udhëheqësit e BE ranë dakord të ndëshkojnë individët dhe kompanitë e implikuara në planifikimin ose marrjen pjesë në atë që BE thotë se është kërkimi i paautorizuar në zonat detare të diskutueshme.

Gjithashtu, embargoja e armëve që po shtyhet nga grekët dhe nga dy parti të opozitës në Gjermani, të Gjelbrit dhe partia e majtë Die Linke, është jashtë tryezës, për momentin, të paktën.

BE mund të bëhet shumë më e ashpër së shpejti

Në politikën e nivelit të lartë të Evropës, pak gjëra janë të përhershme. Krerët e shteteve dhe / ose qeveritë e BE detyruan Josep Borrell, shefin e politikës së jashtme të BE, të mbikëqyrë sjelljen e Turqisë në tre muajt e ardhshëm dhe të raportojë përsëri në Mars.

BE ende e përçarë për Erdoganin

Ndërsa të gjithë duket se bien dakord që sjellja, apo sjellja e gabuar e Rexhep Tajip Erdogan, është shkaku i problemeve në Mesdheun Lindor, evropianët ende nuk janë në një mendje.

Shtyrja nuk ështq anulim

Sidoqoftë, mund të jetë një gabim i vërtetë nga ana e Erdogan të besojë se BE do të jetë “e butë” përgjithmonë.

BE do të trajtojë çështjen turke edhe një herë në samitin e ardhshëm në mars.

Fjalën e fundit e kanë diplomatët

“BE do të kërkojë të koordinojë në çështjet që lidhen me Turqinë dhe Mesdheun Lindor me Shtetet e Bashkuara,” njoftuan krerët e shteteve në komunikatën e së Premtes.

Në shikim të parë, kjo tingëllon pozitive. Por në thelb është një rrëfim i dobësisë: Evropa nuk është në gjendje të merret me Turqinë pa ndihmën amerikane.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Globalist/ konica.al