MENU
klinika

Çfarë thotë për vendet e pasura

Bill Gates bën parashikimin e radhës: Ja kur merr fund pandemia!

13.12.2020 - 13:42

Miliarderi Bill Gates, i cili njihet dhe për parashikimet e tij mbi pandemisë, ka bërë një koment tjetër në lidhje me ecurinë e virusit. Sipas mediave të huaja, Gates ka thënë se jeta mund te kthehet në normalitet, diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij, vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjithë vendet.

“Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë”, ka thënë Gates.

Gjithashtu, ai ka thënë se vendet e pasuar mund të fillojnë më herët kthimin në jetën normale, për shkak se do sigurojnë më shpejt vaksinat.

“Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet,”-ka thënë ai.

Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teoritë e konspiracionit në Ballkan

COVID-19 erdhi nga kinezët, farmacistët apo Bill Gates?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!