MENU
klinika

Brataj: Ja ku ndryshojnë kinezet e ruset nga perëndimoret

02.12.2020 - 22:21

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për vaksinat ndaj COVID-19 në ditën kur Britania e Madhe aprovoi për raste emergjente prodhimin e Pfizer/AstraZeneca.

Brataj kujton se që në qershor e ka deklaruar se vaksina del brenda vitit. Sipas tij ka ndikuar bashkimi i botës shkencore dhe asaj të pasur që kurrë nuk janë bërë bashkë më parë, por tashmë u bashkuan prej pandemisë.

Ai bën një dallim mes dy vaksinave perëndimore të Pfizer dhe Moderna si dhe asaj ruse Sputnik V apo kineze. Brataj hedh hije dyshimi mbi vaksinat ruse e kineze, teksa vlerëson ato perëndimore për transparencën në provat, testimet e të dhënat.

”Sigurisht, ajo që thotë doktor Iliri ka të bëjë me faktin e kohës. Nëse vlerat e tjera, duhet të themi që kjo është vaksina e parë. Por për faktet, provat dhe siguria janë bërë ato parametrat minimalë janë respektuar. Diskutohet për efeketin afatgjatë. Pra të presim sa të kalojë pandemia dhe të flasim për vaksinë. është virusi i ri, një nga pandemitë më të mëdha në botë.

Jam i qetë që në qershor, që brenda këtij viti del vaksina. Detyrimisht do të dilte se u angazhua gjithë bota. Gjithë kërkimet laboratorike, shkencore u vunë në lëvizje që në fillim të pandemisë. Shumë herë më të rrezikshme si pandemi jan Merci dhe Sarsi. Pati vatra që në 2019, por duke e kuptuar izolohet menjëherë.

Ne duhet të japim mesazhe pozitive. Mund të kthehet, nuk do të zhduket përgjithmonë. Do të ketë veç imunizimit natyral, sepse shumica e kanë kaluar, kanë imunitet. Do të ekzistojë natyralisht, dhe nuk është e thënë që 100% do të infektohen. Po na dalin shumë gjëra, grupi i gjakut, gjenetika etj, shumë gjëra që ndikojnë.

Trupi human është makinë aq e ndërlikuar dhe kemi shumë për të mësuar. Shkenca mjekësore është gjithmonë në evolim. Për fatin e mirë ka arritur ta zbardhë. është provuar që ka pasur kaq veta të trajtuar, s’ka më.

Sigurisht që është një gjë e tillë. Siç e thashë është futur bota shkencore dhe e pasur, për herë të parë bashkë. Siç doli Dibella me atë të kancerit që nuk iu lëshuan, kurse tani e përdorim. Duhet ë kuptojmë gjithë dinamikat. Shtetet e pasura që u goditën më shumë, që e morën dhe më lehtë. Në një kohë shumë të shkurtër morën masat shumë shpejt. Shtetet e pasura marrin masa për njerëzit e tyre.

Ose do mbyllësh kufirin, ose të presësh gjitonin të imunizohet. Ka një ndryshim mes atyre ruse, kineze dhe këto. Ato nuk respektuan disa gjëra. Nuk bënë publike. U vendos AstraZeneca bllokuan për herë të dytë, e bënë publike, kjo është transparenca. Rezultatet janë shumë të mira. Ne gripin 70% e kemi, po të arrish 90%. Besoj shumë tek vaksina.”- tha Brataj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka pësuar mutacion"/ Brataj: Trajtim falas në banesa

“Vala e shtimit të rasteve me COVID, nga mesi i tetorit”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!