MENU
klinika

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje më 1 janar

“Britania të nxitet për bisedime të reja nga BE”

12.12.2020 - 10:09

Brukseli ka paralajmëruar qeveritë e BE-së që të mos e konsiderojnë idenë e një mungese marrëveshjeje me Britaninë nëse bisedimet tregtare do të dështojnë, duke kërkuar me ngulm për ta detyruar Mbretërinë e Bashkuar të kthehet në tryezën e negociatave “sa më shpejt të jetë e mundur” pas 1 Janarit.

Vendet anëtare të BE u paralajmëruan nga Brukseli të mos bënin asgjë që do të nxiste pasojat e një fundi pa marrëveshje të periudhës së tranzicionit Brexit më 1 janar.  Një zyrtar i BE i njohur me diskutimin tha se Brukseli ishte nën “iluzion” se një Brexit me marrëveshje do të ishte shumë i mundur.

“Të gjithë e kuptojnë se nuk ka garanci që Britanikët të kthehen në tryezë.”

“Një diplomat i dytë i lartë i BE tha se shpresat po zbeheshin për një marrëveshje. “Një marrëveshje, natyrisht, do të ishte e preferueshme, por ka filluar të duket sikur pyetja nuk është nëse mund ta ndalojmë anijen Brexit të godasë shkëmbinjtë, por si mund të zhvendoset.

“Me negociatorët që bënin një përpjekje të fundit për të siguruar një përparim, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson paralajmëroi të Premten se ishte “shumë, shumë e mundshme” që Britania të largohej nga tregu i vetëm pa një marrëveshje tregtare.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, u tha udhëheqësve të BE në një samit në Bruksel se kishte një “probabilitet më të lartë” që bisedimet të dështonin sesa të kishin sukses. Brukseli dhe Londra do të vendosin për fatin e bisedimeve të Dielën.

Pavarësisht kësaj, figura të larta të BE-së, përfshirë ministrat e jashtëm irlandezë dhe gjermanë, të Premten thanë se ata vazhduan të besonin se një marrëveshje ishte e mundur.

Por, me kalimin e kohës, grupi i BE për negociatat tregtare, i cili përbëhet nga diplomatët kombëtarë, u takua të enjten për të drejtuar masat të cilat Brukseli kishte botuar më herët gjatë ditës.

Sipas shënimit diplomatik nga takimi, qeveritë nacionale u inkurajuan të ishin të kujdesshëm për të mos zgjeruar masat e njëanshme të BE-së “pa marrëveshje” të jashtëzakonshme të botuara nga Komisioni këtë javë. Masat kryesisht mbulojnë rregullimet e përkohshme për transportin ajror dhe rrugor.

Një zyrtar i Brukselit u tha diplomatëve të mbledhur se duhet një nxitje që MB të kthehet në tryezën e negociatave “sa më shpejt të jetë e mundur” nëse negociatat nuk çuan në sukses këtë vit.

Vendimi për të mos përfshirë të ashtuquajturën “liria e pestë” – lejimi i lëvizjeve të transportit ajror brenda BE-së – dhe mohimi i të drejtave që do të lejonin kamionët britanikë të bënin lëshime nëpër Evropë ishin hartuar në mënyrë të qartë për të mbajtur presionet. Me një rezultat pa marrëveshje që po afron, paundi ra në tregti të Premten.

Sterlina ra deri në 1.2 përqind përpara se të shkurtonte humbjet e tij në rreth 0.4 përqind për të tregtuar në 1.3241 $.

Ajo ka pësuar rënie të madhe që nga shtatori. Negociatat midis Brukselit dhe Londrës kanë përfunduar kryesisht mbi kërkesat e BE për një “fushë të barabartë” rregullatore që do të garantojë që kompanitë e saj të mbrohen nga konkurrenca e pandershme.

Johnson ka thënë që kërkesat janë një shkelje e sovranitetit.

Por udhëheqësit, përfshirë kryeministrin Hollandez Mark Rutte dhe homologun e tij irlandez Micheál Martin theksuan se të dy palët duhet të përpiqeshin për një marrëveshje, duke paralajmëruar goditjen ekonomike të një rezultati pa marrëveshje.

“Pasojat janë shumë serioze për të gjithë të interesuarit në rast të një mosmarrëveshjeje dhe unë mendoj se të gjithë politikanët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Evropën duhet të reflektojnë mbi këtë,” u tha Martin gazetarëve në samitin në Bruksel.

Rutte tha: “Do të ishte e pashpjegueshme për botën nëse Britania e Madhe dhe Evropa nuk do të ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje.”

Përkthyer dhe përshtatur nga financial times/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN