MENU
klinika

COVID-19

Cakaj takim me Várhelyi-n: Politika e vaksinimit të BE të zbatohet edhe në Shqipëri

18.12.2020 - 10:50

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një takim online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Në njoftimin e MEPJ thuhet se Cakaj diskutoi gjerësisht me komisionerin Várhelyi, mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, në një reagim në “Facebook” lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj bëri me dije se Komisionerit ju kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!