MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është glaukoma, që prek syrin?

17.12.2020 - 10:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është glaukoma, që prek syrin?

Mjeku: Glaukoma është një term që përshkruan një grup të çrregullimeve të syrit që karakterstikë të përbashkët kanë rritjen e presionit të lëngut të syrit (humour aqueous), që quhet presioni intraokular.

Anatomia e syrit

Syri është një glob asimetrik.
Pjesën e përparme të syrit e përbëjnë:

  • irisi – pjesa e pigmentuar
  • kornea – shtresa mbi iris
  • pupila – hapja cirkulare e zezë që lejon hyrjen e dritës
  • sklera – pjesa e bardhë
  • konjuktiva – shtresa e hollë që mbulon pjesën e përparme të syrit përveç kornesë

Pak nën iris dhe pupillë gjendet lensi (thjerrëza e syrit).

Syri është i mbushur me gjel që quhet vitreous.

Syri është i mbështjellur nga tri shtresa:

  1. Sklera (shtresa e jashtme)
  2. Koroidea (shtresa e mesme)
  3. Retina (shtresa e brendshme)
Presioni normal introkular

Presioni intaokular i syrit matet me milimetër shtyllë të zhivës. Vlerat normale te presionit intraokular janë 12-22 mmHg.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.