MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë ndryshimesh pëson trupi gjatë dimrit?

04.12.2020 - 10:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë ndryshimesh pëson trupi gjatë dimrit?

Mjeku: Temperaturat e ulëta na bëjnë më të ndjeshëm ndaj gripit, viruseve dhe çdo mikrobi tjetër që qarkullon në ajër. I ftohti ndikon shumë në trupin tonë, por jo gjithnjë për keq, thjesht duhet të bëni kujdes!

1. Rudhat mund të shtohen!

Për këtë, nuk është se e ka fajin dimri, por lëkura gjatë këtij sezoni është më e ndjeshme dhe ka më shumë gjasa për t’u dëmtuar.. Lagështira, i ftohti ndryshimi drastik i temperaturave, ndikojnë negativisht në lëkurë, prandaj ajo ka tendencën të thahet dhe si rezultat janë më shumë rudha të shtuara!

2. Mund të keni ndonjë problem me shikimin.

Sytë tanë janë më të rrezikuar gjatë dimrit sesa në verë. Shpesh ne harrojmë të vendosim syze dielli në dimër, por dielli ka të njëjtin efekt ndaj syve tanë.

3. Dehidratohemi shumë lehtë!

Gjatë muajve të ftohtë, rrallë na ndodh të kemi etje dhe shpesh harrojmë të konsumojmë edhe ujë mjaftueshëm. Kjo, duke qenë se djerësisim më pak dhe si pasojë lëkura dhe trupi dehidratohen më shpejt.

4. Mund të keni dhimbje dhëmbësh

Nëse keni dhëmbë të ndjeshëm, kur jashtë bën ftohtë, mund të ndjeni një dhimbje dhëmballësh. Ajri i ftohtë arrin tek nervi i dhëmbëve duke ju shkaktuar këtë ndjesinë e pakëndshme. Doktorët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës kur jeni jashtë dhe mbani një shall për ta mbajtur gojën ngrohtë.

5. Gjuha punon më shumë se zakonisht

Temperaturat e ulta shkaktojnë tharjen e buzëve dhe ne tentojmë t’i lëpijmë më shpesh për t’i hidratuar. Edhe pse kjo duket si zgjidhje për momentin, do t’i bëjë më keq buzët duke shkaktuar çarje.

6. Mund të humbisni peshë

Eshtë e vërtetë që në dimër njerëzit kanë tendencën të shtojnë në peshë, por gjithashtu është e vërtetë që trupi e ka më kollaj të djegë kalori kur është ftohtë. Teksa trupat tanë po përpiqen të përshtaten me temperaturat e ulta, djegim kalori për të prodhuar nxehtësi në trup.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.