MENU
klinika

Covid-19

Di Maio thirrje KE-së: Blini vaksina për vendet e Ballkanit Perëndimor

30.12.2020 - 16:17

Ministri i Jashtem Italian, Luigi Di Maio i ka bërë thirrje Komisionit Europian që të sigurojë vaksina për vendet e Ballkanit Perendimor ne luften kunder Covid.

Siç shkruan sot agjencia e lajmeve italiane Ansa, ministri italian, tha se Italia “nuk është tërhequr pas në këtë situatë të vështirë dhe ka sjellë, falë aftësive të saj në fushën mjekësore, kontributin në mbështetje të autoriteteve kosovare në luftën kundër Covid”.

“Ashtu siç po i kërkojmë Komisionit Evropian të përshpejtojë blerjen e vaksinave për të mirën e qytetarëve italianë, tani besoj se është e rëndësishme dhe urgjente që Komisioni, përveç iniciativave të parashikuara tashmë, të marrë një iniciativë kushtuar posaçërisht blerjes drejtpërdrejt dhe në maksimum së shpejti doza të tjera për vaksinimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të goditura rëndë nga pandemia”.

Di Maio shpjegoi ndër të tjera se për këtë çështje kishte pasur edhe një bisedë me Komisionerin Varhelyi, të cilit i ka shpjeguar se një iniciativë e tillë do të bënte të mundur që “të sigurojë mbulim adekuat të vaksinimit edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Evropës dhe veçanërisht Italisë. Dy, t’u japim partnerëve tanë në Ballkan një sinjal të rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret, në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën evropiane të atyre vendeve; tre, për të shmangur që një vakum i iniciativës evropiane të plotësohet nga aktorë të tjerë konkurrues “.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Palët t’i përmbahen marrëveshjes për reformën zgjedhore"

Ministri Di Maio bisedë telefonike me Ramën dhe Bashën


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!