MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë nëse virusi pëson mutacion pas daljes së vaksinës?

Ekspertja tregon cilat janë kategoritë që nuk duhet të vaksinohen në fillim

16.12.2020 - 19:53

Anëtarja e komitetit të ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, në Greqi Maria Tsolia ka folur për procesin e vaksinimit dhe disa nga kategoritë që nuk duhet ta bëjnë atë. Profesoresha e pediatrisë dhe sëmundjeve infektive pediatrike në EKPA ka treguar pse grupi i moshës nën 12 vjeç do të vaksinohet i fundit.

“Nëse do të fillojmë vaksinimin do ta nisim nga adoleshentët sepse studimet kanë treguar se infeksioni ka më pak të ngjarë të transmetohet tek fëmijët më të vegjël. Pra, nëse do të zgjidhnim një grup moshë për t’u vaksinuar do të ishin adoleshentët 12 vjeç e lartë. Më poshtë nuk harrojmë, por do të jetë grupmosha e fundit që do të vaksinohen pas rezultateve të studimeve. Ne ende nuk kemi të dhëna për vaksinat nën moshën 12 vjeç. Për momentin nuk kemi të dhëna as për 12-16, por studimet klinike sapo kanë filluar”, tha ajo.

“Fundi i vitit 2021 rezultatet e para për vaksinat tek gratë shtatzëna”

Lidhur me vaksinimet te gratë shtatzëna, Maria Tsolia u shpreh se: “Kompanitë do të bashkohen në bërjen e provave klinike dhe për gratë shtatzëna. Zakonisht nuk i vaksinojmë gratë shtatzëna me vaksina që përmbajnë organizma të gjallë të dobësuar. Prandaj, në një moment, të dhënat do të dalin (nga studimet që po kryhen mbi gratë që kanë bërë vaksinën pa e ditur se janë shtatzënë) dhe në fazën e dytë, vaksinimi do të bashkohet. Deri atëherë, nuk rekomandohet vaksinimi i grave shtatzëna. Nga fundi i vitit 2021 do të kemi rezultatet e para për këtë kategori”.

A duhet të vaksinohen nënat që ushqejnë me gji?

“Për momentin ka rekomandime që gratë gjidhënëse të mos marrin vaksinën sepse nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nga studimet. Ne mund t’i kemi të dhënat për disa muaj. Unë nuk mendoj se mund të ketë ndonjë rrezik për fëmijën, por për momentin ne nuk e rekomandojmë atë”, u shpreh Tsolia.

Në rast se një grua zbulon se është shtatzënë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, Tsolia thekson: “Nuk rekomandohet ndërprerja e shtatzënisë. Asnjë ndërlikim nuk është raportuar ende në gratë që ishin vaksinuar dhe nuk e dinin atë.”

Sa i përket shqetësimit se virusi mund të pësojë mutacion, Tsolia tha se: “Mutacioni i virusit është diçka që na shqetëson dhe mund të ndodhë, por këto vaksina kanë teknologji që nëse ndodh një mutacion, një vaksinë e re mund të bëhet së shpejti. Por nëse e lëmë virusin të qarkullojë dhe të infektojë më shumë njerëz, atëherë është më lehtë që të ndodhë një mutacion i ri me karakteristika të ndryshme”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!