MENU
klinika

‘Nuk u pyet e as nuk u lajmërua’

Emërimi si ministër i Brendshëm/ Si dhe ku e mësoi lajmin Çuçi?

22.12.2020 - 21:19

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi sot në daljen e parë publike për në media, sqaroi dhe njëherë fjalët e paraardhësit e tij Lleshaj kur tha se “Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij”.

Në “open” Çuçi tha se nuk kishte dijeni për emërimin, por dëshirën e kishte për sa kohë është në ekipin Rama.

Çuçi tregoi se lajmin ia dha Soreca teksa ishin bashkë në një aktivitet të rëndësishëm.

Çuçi: Nuk është çështje mosdëshire, por mosdijenie. Ish-ministri Lleshaj në pjesën e parë të fjalisë tha nuk kishte etje për këtë post. Ishim në një aktivitet bashkë me Sorecën, dhe aty e mësova lajmin. Aty ma tregoi twitt-in. Befasi për mua, por nuk ka asgjë të jashtëzakkonshme. Unë thjesht nuk e prisja, jo se nuk mund ti bëj dot këto detyra, mund të bëj dhe të tjera. Thjesht kisha disa projekte të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, isha i fokusuar aty ndaj dhe habia ishte e madhe. Në një ekip trajneri mund të ndërrojë lojtarët dhe pozicionet sa herë ta shoh të nevojshme. Derisa unë jam pjesë e ekipit i bië që jam i gatshëm të kryej detyrat. Befasia erdhi se unë isha në mes të disa projekteve të rëndësishme në projektin e bujqësisë, që më e rëndësishmja ishte shpërndarja e naftës pa akcizë për fermerët.

Vasili: Thonë se Rama po sillet si autokrat që merr vendime vetë pa pyetur…

Çuçi: Nëse do isha jashtë skuadrës mund të ishte ndonjë reagim tjetër, mund të pyetesha. Por unë jam në ekip, jam në lojë dhe s’ka nevojë të pyetëm. Sepse unë pëlqimin e kam dhënë kur kam hyrë në ekip.

Vasili: Ministria e Brendshme është pak delikate, disa të tjerë thonë se Rama po afron pranë vetes njerëzit e afërt.

Çuçi: Unë jam një ndër 12 më të rëndësishmit e PS, dhe në këtë pikpamje nuk besoj të ketë ndonjë dyshimin për angazhimin tim politik.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!