MENU
klinika

Programi nis nga Abu Dabi!

Emiratet e Bashkuara Arabe nisin vaksinimin kundër Covid-19

14.12.2020 - 15:51

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën të hënën programin publik të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, duke përdorur injeksionin e bërë nga gjiganti kinez i ilaçeve, Sinopharm. Programi nisi në kryeqytetin Abu Dabi, ku së paku 45 spitale dhe klinika janë duke marrë pjesë.

Programi i bën Emiratet e Bashkuara Arabe një nga vendet e para që nisin imunizimin masiv. Banorët në kryeqytet mund të rezervojnë falas takimin për vaksinë, përmes shërbimeve lokale shëndetësore. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar mbi 186,000 raste me COVID-19.

Prej tyre, 618 pacientë kanë vdekur. Të hënën, Shtetet e Bashkuara po ashtu nisin imunizimin e popullsisë nga kjo sëmundje, por me vaksinën e bërë nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech. Kjo vaksinë ka nisur të përdoret javën e kaluar edhe në Mbretërinë e Bashkuar. COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka prekur mbi 72 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 47 milionë janë shëruar.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, me mbi 16 milionë të infektuar dhe me afro 300,000 viktima. Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do ta marrin të parët?

COVID-19/ Sot nis vaksinimi në SHBA!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!