MENU
klinika

“Kortizonikët po jepen si karamele në Shqipëri'

Epidemiologu jep alarmin: Në ditët e para të diagnozës s’mund të…

21.12.2020 - 12:30

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin për përdorimin e kortizonikëve tek shqiptarët, në stadet e lehta të sëmundjes së shkaktuar nga Covid-19.

Ai bën thirrje për kujdes, pasi medikamentet “kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura”.

“Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri. Indikacioni i vetëm klinik për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në detres respirator”, thekson mjeku në shkrimin e tij në rrjetet sociale.

Ajo që është më e keqja thekson mjeku, është që në shumë raste këto medikamente me përmbajtje kortizonike jepen dhe në ditët e para të diagnozëz me Covid.

“Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes! KORTIZONIKËT E DHËNË PA KRITER RRISIN GJASAT E VDEKJES!”, shkruan mjeku i njohur.

Postimi i plotë i mjekut:

Ilir Alimehmeti

❗ “PRIMUM NON NOCERE”
Cit.: Dogmë mjekësore (shqip: “Së pari mos bëj dëm”)
Miqtë e mi!
🙏 Një lutje për të gjithë!
⛔ Në kuadrin e frenezisë së trajtimit të COVID-19, po rendim drejt skajit tjetër mjekësor, atij të MBITRAJTIMIT!
⛔ Kujdes, medikamentet kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura.
🇦🇱 Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri.
💊 Indikacioni i vetëm klinik për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në detres respirator.
⛔ NUK JEPEN KORTIZONIKË NË FORMAT E LEHTA!
⛔ AQ MË KEQ QË DITËN E PARË TË DIAGNOZËS!
🇺🇸 Studiuesit e qendrës prestigjioze Mayo Clinic, Rochester – SHBA kryen një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) mbi përdorimin e kortizonikëve në COVID-19 dhe raportuan në revistën CHEST më 28 tetor 2020 se:
⛔ KORTIZONIKËT E RRISIN VDEKSHMËRINË E PËRGJITHSHME ME 2.3 FISH! (Figura 3 e artikullit)
✅ Në rastet e sëmura rëndë kortizonikët e ulin vdekshmërinë me 35%. (Figura 4 e artikullit)
💊 Vdekshmëria e rritur te pacientët që përdorin kortizonikë vjen si rrjedhojë e efekteve të njohura protrombotike të kortizonikëve e kombinuar me efektet anësore negative të kortizonikëve si superinfeksionet, aspergiloza pulmonare e lidhur me COVID-19, hiperglicemia dhe hipertensioni arterial.
❗ Të gjitha efekte anësore të njohura miqtë e mi!
Pra:
⛔ Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes!
⛔ KORTIZONIKËT E DHËNË PA KRITER RRISIN GJASAT E VDEKJES!
Kujtoni:
🙏 PRIMUM NON NOCERE 🙏
💊 Asnjë mjekim nuk është karamele.
💊 Mos i trajtoni si të tillë.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alimehmeti zbulon mutacionet e tjera që ka pësuar COVID-19

“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi”