MENU
klinika

Rritja e rasteve

“Festimet mund të kthehen në trishtim”, OBSH paralajmëron

12.12.2020 - 16:07

OBSH paralajmëroi se festimet e Krishtlindjes mund të shndërrohen në zi, nëse njerëzit do të dështojnë në respektimin e masave antiCovid gjatë sezonit festiv.

Shefi i OBSH-së tha se numri i viktimave të pandemisë së koronavirusit po rritet dhe i kërkoi njerëzve të mendohen mirë për planet e tyre festive.

“Sezoni festiv është një kohë për t’u çlodhur dhe festuar por festimet mund të kthehen shpejt në trishtim, nëse ne dështojmë të marrim masat e nevojshme. Ndërsa ju përgatiteni të festoni, në javët e ardhshme, ju lutem merrni masat për të mbajtur veten dhe të tjerët, të sigurt. Kjo mund të jetë dhurata më e mirë që mund të bëni, një dhuratë shëndeti…”, u shpreh shefi i OBSH-së.

Shefi i OBSH-së tha se ka patur një rritje me 60 përqind të viktimave në shkallë globale gjatë gjashtë javëve të shkuara. Sidoqoftë, disa kontinente po përjetojnë sipas tij një valë vdekjeprurëse më të ashpër se të tjerë. Ka patur një rritje prej rreth 100 përqind të numrit të viktimave për një javë në rajonin e OBSH-së për Evropën, gjatë gjashtë javëve të fundit, një rritje prej 54 përqind në kontinentet amerikane dhe 50 përqind në Afrikë.

Virusi vazhdon të qarkullojë. Pjesa më e madhe e botës është në rrezik – thanë ekspertët e OBSH-së. Sipas Michael Ryan, drejtor i emergjencave në OBSH, virusi është ende shumë i paparashikueshëm dhe kjo bën që situata globale të jetë e paqëndrueshme në aspektin epidemiologjik.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!