KED sot do të mblidhet për anëtarin e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Në garë për këtë post është vetëm kandidatja e lejuar më parë, Sonila Bejtja pasi Altin Binaj u zgjodh si i 5-ti.
Sipas njoftimit zyrtar, KED sot interviston, vlerëson, pikëzon si dhe bën renditjen për këtë garë. Pritet që në fund të miratohet edhe lista përfundimtare që i çohet Presidentit për dekretim.
Disa ditë më parë me emërimin e Përparim Kalos nga Meta, Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin falë plotësimit të kuorumit me 6 anëtarë. Pritet të shihet nëse brenda 2020 Gjykata Kushtetuese do të bëhet me 7 anëtarë apo do t’i lihet 2021.
NJOFTIM NGA KED
Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019
Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.
Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar
– Altin Binaj
Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:
Sonila Bejtja.
Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:
Sonila Bejtja.
Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.
Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.