Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar europianët që gjatë festës së Krishtlindjes nëse organizojnë festa familjare të mbajnë maska në një ambient të ajrosur mirë, ose duhet të përpiqen që të festojnë në ambiente të jashtme.
Këshillit e OBSH vijnë pasi Evropa po kalon nje situatë të vështirë me pandeminë, duke regjistruar numër të lartë vdekjesh nga Covid.
Në këshillat e OBSH thuhet se një “rritje masive në tubime që bashkojnë njerëz të të gjitha moshave, duke përfshirë familjet, grupet fetare dhe miqtë sjell një rrezik të konsiderueshëm të rritjes së transmetimit Covid-19 gjatë sezonit të festave”.
OBSH rekomandoi gjithashtu që, “pavarësisht nga vendndodhja, shërbimet fetare duhet të mbahen jashtë kur është e mundur ose të jenë të kufizuara në njerëz dhe kohëzgjatje”.