MENU
klinika

Merkel: Masat e para nuk funksionuan

Gjermania mbyllje totale për shkak të Covid-19

13.12.2020 - 12:13

Gjermania vendosi mbyllje totale nga 16 dhjetori deri më 10 janar, kjo pasi shifrat e të infektuarve me COVID-19 është rritur në mënyrë të ndjeshme. Lajmi u dha nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi se masat e marra deri më tani për kufizime të pjesshme nuk kanë dhënë rezultatin epritshmë dhe se rastet pozitive çdo ditë po rriten në mënyrë eksponenciale. Ajo tha se sistemi shëndetësor është i lodhur dhe për këtë po merret masa e mbylljes totale të vendit për rreth 1 muaj.

“Masat e vendosura më 2 nëntor nuk kanë vepruar sa duhet. Ne jemi përsëri dëshmitarë të një rritje të rasteve me COVID dhe një rritje eksponenciale të infeksionit. Ne e dimë që sistemi shëndetësor është tashmë shumë i lodhur. Ne kemi nevojë për veprime urgjente. Qëllimi mbetet që vendi të arrijë në shifrat e 50 rasteve të reja më 100 000 banorë në 7 ditë. Ky do të jetë një bllokim i vështirë dhe do të zhvillohet midis 16 dhjetorit dhe 10 janarit “, tha Merkel në një konferencë për shtyp.

Kancelarja Merkel u takua me guvernatorët për të njoftuar vendosjen e një bllokimi të plotë në Gjermani duke filluar nga e mërkura, 16 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!